Hordhitë greke vranë foshnja në Çamëri, i quajtën kolaboracionistë
Nga Spartak Ngjela
E lexova intervistën e kryeministrit shqiptar në televizionin grek Skay… Ishte më e fortë nga tradita sahanlëpirëse e politikës shqiptare; por s’mjafton; sepse:
l.
Kryeministri shqiptar duhet te vijojë me këtë qëndrim:
Hordhitë greke kane vrarë në Çamëri edhe femijë, madje, edhe foshnja, duke i quajtur këta fëmijë “si kolaboracionistë” me nazistët gjermanë. Ata vranë dhe dëbuan nga trojet dhe shtëpitë e tyre mijëravjeçare shqiptarë autoktonë të pafajshëm me anë të gjeneralit Napoléon Zerva, në një kohë që vetë Zerva ka qenë nazist, dhe nuk u pranua kurre nga perëndimorët që të ishte ministër në qeveritë greke të pasluftës: për këtë duhet kërkuar hetim ndërkombëtar, me anë te forcës së aleatëve tanë.
Qeveritë greke kanë përndjekur gjuhën shqipe, madje e kanë quajtur atë “të mallkuar”.
Genocidi kundër shqiptareve të Çamërisë, është një fyerje e madhe historike që iu është berë shqiptarëve dhe Shqipërisë nga Greqia. Shteti shqiptar e ka detyrë historike vendosjen në vend të nderit të nëpërkëmbur të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, në genocidin antiçam, nga shteti Grek.
Mospranimi i çështjes së genocidit anti-çam nga qeveritë greke, tregon se ato ndihen të fajshme, dhe nuk duan t’i shpërblejnë shqiptarëve dëmin kolosal që iu kanë shkaktuar.
ll.
Shume mirë bëri Rama qe dje iu tregoi grekëve miqësinë me kryeministrin turk Erdogan, se grekët kanë dislokuar trupa ushtarake në kufirin tonë.
Qeveria shqiptare duhet të fillojë procesin e riarmstosjes së Shqiperisë dhe te miratojë në Parlament urgjent “ligjin për shërbimin e detyrueshëm ushtarak”.
Qeveria shqiptare duhet që urgjentisht të nënshkruajë marreveshjet e kredisë ushtarake dhe ndihmës ushtarake me Shtetet e Bashkuara, me Gjermaninë, me Francën dhe me Italinë.
Për historinë që po vjen, Shqiperia duhet te jetë forcë ushtarake në Ballkan, element parësor politik ky, i cili i nevojitet shumë sot edhe aleances shqiptaro-amerikane në Ballkan.