Albspirit

Media/News/Publishing

Korrupsioni, evazioni dhe rrugëtimi i përbashkët i Albania Leasing

Gjykata e shkallës së parë Tiranë vendosi dënimin per zyrtarin e lartë të firmës së XXXXXX Leasing, ky institucion financiar me aksioner të huaj ka shkelur ligjet e shtetit shqiptar, për veprën penale të korrupsionit aktiv, evazionit fiskal, pastrimit të parave dhe dëmtimit të qytetarëve nëpërmjet mashtrimit.

Ky do ishte paragrafi që qytetarët shqiptarë do deshën të dëgjonin në ditët e sotme me atë që po ndodh në tregun e leasingut dhe në tregun bankar në Shqipëri.

Të gjithë e kanë përqëndruar vëmendjen te institucionet shtetërore por ndërkohë abuzuesit më të mëdhenjë ku po vjedhin qytetarët me anë të aferave abuzive korruptive dhe aktiviteteve të pastrimit të parave janë institucione fantazëm financiare. Këtu kujtohet shpesh thënia, ‘Ujku ujku po cakalli po bën kërdinë’. Zërin e kanë ngritur qytetarët, e ka ngritur Unioni i Noterëve dhe Unioni i Gjyqtarëve ku zyrtarët e lartë të këtyre institucioneve financiare me mënyra abuzive kanë përfituar, pra kanë vjedhur, dhe kryejnë shpenzime marramendëse të padeklarara që të ardhurat e tyre të pajustifikuara janë të krahasushme me ata të sheikëve të vendeve arabe.
Një nga këto subjekte financiare kur sipas faqes së saj aktivitetin kryesor, ka aktivitetin e leasing financiar është dhe Albania Leasing. Pse Albania Leasing? Kompania doli pak muaj më parë kur persona të lidhur afër kompanisë e shikuan të arsyeshme të denoncojnë pranë redaksisë tonë drejtorin ekzekutiv të saj për aktivitetin e tij korruptiv.
Në shkrimet tona që shfaqën interes ne patëm plot denoncime nga qytetarë të cilët denonconin kompaninë dhe zyrtarët e saj për korrupsion e vjedhje. Gazetarët tanë investigativë më pas zbuluan që kjo kompani është një skemë aktive në tregun e evazionit dhe atë të pastrimit të parave.
Më poshtë ngrejmë disa nga pyetjet të cilat kërkojnë përgjigje nga Albania Leasing dhe do ishte në transparencën e medias tonë që përpara se t’i faktonim dhe t’i denonconim pranë organeve ligj-zbatuese shtetërore t’ja dretonim zyrtarëve të saj.

 

1. A u zgjodh drejtor i Albania Leasing, një emigrant kanadaje pa backgraundin e duhur universitar në këtë aktivitet, ku primare nuk ka qenë arsimi i tij por lëvizja e lirë, pasi zotëron një pasaportë të huaj ku nuk kërkohet vizë nga vendet ku kalohet duke iu shmangur shpesh herë dhe kontrollit?
2. Cili është ish aksioneri, një ish drejtues i lartë i një banke të nivelit të dytë që u largua nga aksioner vetëm pak kohë pasi media jonë bëri publike faktet korruptive për Albania Leasing? A janë në pronën e këtij zyrat e kompanisë dhe sa është qeraja reale e tyre?
3. Kush është aksioneri me numër passaporte koreano jugore me numer M90842518 si pjestar i kompanisë offshore me qendër në Hong-Kong? Pse kjo kompani private offshore vendos të “investojë” në qendër të Tiranës, kur investime ka në tregun afrikan dhe në 2 ish-republika sovjetike? Pse drejtori ekzekutiv e përmend shtetasin nëpër tryeza si person i përfshirë në vende të tjera në pastrimin e parave?
4. A ka vizituar drejtori ekzekutiv disa vende të dyshimta që shquhen për kompanitë ofshore dhe a ka ai transaksione financiare me to në 6 muajt e fundit? Cfarë bonusi ekstra mori drejtori ekzekutiv në vizitën e tij të fundit në Dubai?
5. A do të largojë drejtori ekzekutiv kryetarin e bordit, i cili paralelisht është dhe drejtor ekzekutiv i një banke të nivelit të dytë? A ka kontaktuar autoritet turke duke aluduar për aktivitetE të dyshimta të tij në ShqipËri?
6. A ndahen bonuse cash të paregjistruara nëpër bilance të punonjësve dhe sekserëve për klientët që “peshkohen” për të marrë kredi? A e kryen me vetëdije drejtori ekzekutiv këtë evazion ndaj autoriteteve shqiptare?
7. A është drejtori ekzekutiv i Albania Leasing aksioner dhe në kompani tjetër leasing që operon në tregun shqiptar? A e di këtë informacion i gjithë tregu i leasingut në Shqipëri? A delegohen klientët me risk të ulët për te kompania tjetër për të kryer biznes?
8. A ka drejtori ekzekutiv llogari në vende të tjera ku transferon paratë shpesh dhe me individë të tretë? Cila është shuma e këtyre levizjeve parash jashtë shtetit?
9. A ka raste mashtrimi të klientëve për normat e interesit të leassingut apo penalitete të papërshshkruara që u ngarkohen klientëve? Kush janë individët te Banka e Shqiperisë që e kanë ndihmuar drejtorin ekzekutiv?
10. A ka drejtori egzekutiv i kompanisë penalizim nga një ish punëdhënës i tij për abuzim dhe aferë korruptive në dhënien e kredive?
11. A ka përdorur drejtori ekzekutiv shpesh herë për mbulimin e tregut informal, marrjen e kredive preferenciale me shuma të mëdha nga të afërm ose shok në bankat e nivelit të dytë ku ata punojnë?
12. A janë paguar nga aksioneret, detyrimet tatimore financiare ndaj shtetit shqiptar në memontin kur aksioneret janë larguar apo kanë ndryshuar % e financimit në kompani? A është plotësuar formulari i deklarimit vjetor të të ardhurave pranë drejtorisë së përgjithshme të tatimeve për të ardhurat e aksionereve dhe stafin i Albania Leasing?
13. Sa udhëtime lluksoze kanë bërë individe brenda apo bashkëpunues të Albania Leasing jashtë Shqipërisë 2 vitet e fundit? Sa ka qenë kohëzgjatja e tyre dhe kush i ka paguar? A kanë krijuar këto një ngërc dhe te monitoruesit e sistemit TIMS?
14. Kush i mbulon shpenzimet e larta që kryehen për individë të caktuar në stafin e kompanisë? A ka pasur transparencë per këto?

Do deshem që t’i jepet përgjigje këtyre pyetjeve nga përfaqesuesit e kësaj kompanie dhe të mos kryejnë telefona nëpër redaksi apo kliente biznesmene për të shuar debatin e këtyre ditëve?

 

/Boom.al/

Please follow and like us: