Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeministri shpërthen ndaj gazetarëve: Jeni prostituta, të pistë…

Kryeministri sllovak Robert Fico shpërtheu ndaj gazetarëve, duke i cilësuar “si të pisët dhe prostituta anti-sllovake”.

Ai u pyet të mërkurën në lidhje me akuzat e ngritura se rregullat e prokurimit publik ishin thyer për ngjarjet kulturore që shënojnë Presidencën e Sllovakisë në Bashkimin Evropian.

“Reuters” shkruan se Fico ka pasur marrëdhënie të dobëta me mediat kritike të tij apo qeverisë së tij, duke refuzuar pyetjet e gazetarëve të caktuar dhe në disa raste janë ngritur padi ndaj tyre.

Në konferencën e rregullt për shtyp të së mërkurës pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, Fico u zemërua kur u pyet me akuzat e bëra të dielën nga Zuzana Hlavkova dhe njësisë antikorrupsion Transparency International.

“Disa prej jush janë të pistë, prostituta anti-sllovake, dhe unë u qëndroj fjalëve të mia”, tha Fico gazetarëve. “Ju nuk informoni, ju luftoni ndaj qeverisë.”

Ai tha gjithashtu se akuzat ishin një sulm shpifjesh që kishin në shënjestër Presidencën sllovake të Bashkimit Evropian, e cila përfundon në dhjetor.

Please follow and like us: