Letra prekëse, që Franc Kafka nuk mori kurrë nga i ati
Prekëse, tronditëse, tej e sinqertë, si letra e një babai. Një përgjigje që nuk mbërriti askurrë, për një letër që nuk u dërgua asnjëherë.
Një letër që u shkrua për të mbushur boshin gërryes të atit me të birin, atë zgafellë përpirëse që “kryqëzonte” një baba dhe syrgjynoste në urrejtje një bir ngrysur në vetmi e trazim. Një letër dhe një përgjigje që hedh dritë mbi terrin e shtresuar të këtyre marrëdhënieve, të cilat duket se ishte pikërisht parathënia e një gjenialiteti që njohim ne sot, Franc Kafka. Një letër dhe një përgjigje e një babai, tregtar dhe një biri krijues. Dy botë që sa i ndan profesioni, aq të pamundur e ka t’i bashkojë gjaku. Dy individë që ngjizën dhe gostitën një qiell të thyer në mes, një realitet që ngjishet e bëhet gjithnjë më i garrametshëm, aq i errët sa do ta kesh vëshirë edhe sot pas kaq vitesh të dallosh qartë siluetat e urrejtjes dhe distancimit ku derdhen mendësitë dhe shpirtrat e atit Herman dhe birit, Franc Kafka. Një regëtimë që përmbledhtaz orvatet që mes personales të nënshkruaj aktin e luftës së paepur dhe nevojën frojdiste të atvrasjes si absurd i çlirimit.
Biri im i dashur,