Mbledhja e Bukureshtit
Mbledhja e Bukureshtit (5 nëntor 1912) ishte mbledhje e përfaqësuesve të kolonisë shqiptare të Bukureshtit e kryesuar nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi. Shpërthimi i Luftës I Ballkanike dhe fitoret e shpejta të aleatëve ballkanikë kishin krijuar një situatë shumë të ndërlikuar dhe kritike për shqiptarët. Në këto kushte u mbajt Mbledhja e Bukureshtit ku u vendos të formohej sa më parë në Shqipëri një komitet drejtues, që të merrte në dorë qeverinë e vendit, të krijohej një komision që do shkonte në Evropë për të mbrojtur përpara Fuqive të Mëdha të drejtat kombëtare të shqiptarëve dhe një komitet në Bukuresht që do të bashkërendonte veprimet e komiteteve të tjera brenda e jashtë Shqipërisë.
Please follow and like us: