Mediat kryesore amerikane raportuan njëanshëm për zgjedhjet presidenciale
“Media pro-Hillary, ishin pothuaj të gjitha mediat e mëdha kryesore amerikane, madje pothuaj të gjitha ato që gëzojnë nam botërore, e që i quajnë edhe corporate mainstream American media. Këto media madje, që si censorë botërore te ‘ministrive orëlliane të së vërtetës, i detyrojnë dhe u imponojnë edhe të gjitha mediave kryesore europiane – (e për të mos folur për mediat shqiptare këtej dhe atej kufirit). Pra, këto mediat kryesore amerikane, e do të mund të quheshin për këtë – dhe jo vetem për këtë rast – edhe mediat e turpit, të falsifikimit dhe mediat e korrupsionit dhe manipulimit masiv amerikan, me një fjalë mediat paturpësisht dhe brutalisht të manipuluara të establishmentit – dmth të pushtetit amerikan. Dhe të tilla media, ishin me rastin e zgjedhjeve presidenciale amerikane, dhe janë edhe më tej, CNN-i ‘legjendar’ manipulativ pushtetar, Washington Post-i, Neë York Times-i, që të tri televizonet tjera më të mëdha kombtare amerikane si ABC, CBS, NBC, (përveç FOX News), si dhe shumë të tjera media të ngjajshme të shit-blera nga interest politike dhe financiare .
Janë këto mu ato media pushtetare që të tjerëve u propagojnë dhe u kërkojnë, sëbashku me pushtetin amerikan, liri të plotë të shtypit dhe të informimit, si dhe demokraci, transparencë dhe të drejta të njeriut…!!! Dmth u kërkojnë gjoja liri të plotë të shtypit dhe vërtetësi të plotë, e jo gënjeshtëra të plota politike dhe manipulime tërësisht të korruptuara dhe mashtrime masive të paracaktuara medialo-politike, me falsifikime dhe të pavërteta dhe gënjeshtra brutale të dikutara nga interesat e tyre financiaro-pushtetare gjigante dhe thellësisht hipokrite. Dhe janë mu këto mediat kryesore amerikane që kanë manipuluar thellësisht vrazhdë dhe tërësisht rrejshëm sondazhet e popullit amerikan se gjoja ishin në favor të Hillary-it, dhe e tëra për ti dekurajuar rrejshëm, për ti demobilizuar, sabotuar dhe shantazhuar përkrahësit e kundër-kandidatit republikan të Hillary-it, tanimë Presidentit të Zgjedhur amerikan z.Donald J.Trump!
Dhe këto media kanë informuar rrejshëm dhe në mënyrë paturpësisht të njëanshme dhe të korruptuar tërë opinionin publik amerikan dhe ate botërore duke tentuar ta imponojnë këtë si të vërtetë të vlerësuar me saktësisi dhe të pasqyruar me vërtetësi nga sondazhet amerikane…! Gjoja të besueshme…! Si sondazhet e ‘vëllëzërve të tyre të vegjël’ manipulativ britaniko-anglez me rastin e Brexit I cili përkundër manipulimeve të mëdha të ngjajshme medial-politike kundër ti, si këto amerikanet kundër Trumpit, u mbeti në dorë …!!!
Dhe tërë këtë turp dhe tërë këtë korrupsion të rëndë financiaro-politik të këtyre raportimeve të rrejshmëe dhe të manipulauara të mediave kryesore amerikane, e kanë bërë për të përkrahur në menyrë jolegjitime, jolegale, të rrejshme, të padrejtë, dhe të korruptuar thellësisht politikisht dhe financiarisht, dhe në fakt, thënë shkurt, për ti vjedhur direkt apo indirekt zgjedhjet presidenciale amerikane. Dhe e tëra, në kundërshtim flagrant me vullnetin e popullit dhe elektoratit amerikan, e në favor të Hillary-t të kompromituar shumë rëndë me skandalet e saj nga më të llojllojshmet !!! Dhe e tëra kundër Trumpit, presidentit tanimë demokratikisht dhe masovikisht të zgjedhur amerikan!
Mu ashtu siq e manipuluan, e vodhën, e manipuluan dhe me mashtrim të rëndë e nxorrën nga gara para-elektorale paraprakisht edhe kundër-kandidatin Brenda-partiak te Hillary-t, senatorin e jashtazakonshëm dhe kandidatin më të fuqishëm demokratik senatorin e nderuar, autoritativ dhe burrërore z.Bernie Sanders…! Që do të mund ta ndryshonte dhe përmiresonte qenësisht Amerikën dhe tërë sistemin amerikan në fjalë, e në dobi të vetë dhe të tërë popullit amerikan, si dhe të popujve të tjerë në botë…! Dhe jo vetëm në dobi të 1%-shit të popullatës, dmth të kapitalistëve dhe të banksterëve perkatesisht disa miliardereve /mega kapitalistët bankier gangster milliarder te medhenje si Sorosi, e te tjere/ të medhenjë, nga-pasuria-e-madhe pothuaj arrogant gjysëm-të-tërbuar amerikan, që përkrahnin dhe i përkrahte Hillary dhe establishmenti i deri-sotëm amerikan, që nominalisht tani-për-tani akoma është i kryesuar nga presidenti Barack Hussein Obama.
Nga Obama, ai president i parë i zi amerikan, me prejardhje muslimano-afrikano-keniane nga babai biologjik, të cilit aforfe ju dhurua Cmimi Nobel për Paqë, cmimi më i lartë botërore për paqe (cfare ironie dhe cinizmi kulminant…!)!!! Ndërkaq që ai ishte presidenti që për 7 vite, udhëhoqi 7 luftëra, kundër 7 shteteve gjatë mandatit të tij e për të cilin kishte marrë Nobelin për Paqe aforfe…?!!! Këto luftëra amerikane të viteve të fundit kishin për pasojë mbi 1 milion të vrarë, kryesisht popullatë të pafajshme Muslimane Arabe, përfshirë gra, pleq e fëmijë, mbi 5 milion të plagosur, dhe mbi 20 milion përhershëm të zhvendosur …!!!) Për vlerën materiale dhe civilizuese të shkatërrimeve të shkaktuara nga këto luftëra amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore si në Libi, Siri, Iraq, etj. as që ja vlen të diskutohet ngase kanë përmasa astronomike, më shumë se vetëm katastrofike dhe ndoshta do të mund të thuhej edhe apokaliptike për ata popuj dhe ato shtete të goditura…!!! Ndërkaq që edhe kostoja e implementimit të këtyre luftërave për taksapaguesitë amerikan ishte e lartë dhe madje edhe për përmasat amerikane gadi astronomike dhe arrinte shifrën prej 6.000 /gjashtë mijë/ miliarda dollarë apo vlerën 300-400 buxheteve vjetore të Kosovës ose vlerën e buxhetit të Shqipërisë për 150-200 vite.
Mega-banksterët, mega-miliarderet dhe politikanët spekulativ të kompleksit ushtarako-industrial dhe financiar dhe pushteti i institucionalizuar dhe paria e etabluar financiare amerikane, ishin ata që e sponsoronin fuqishëm dhe pa ekuivok fushatën e Hillary-it me donacione milionëshe! Siq I përkrahte edhe ajo gjigantët financiar të biznesit amerikan të Ëall Street-it në fjalimet e saj interne në insitucionet e tyre, në ndërkohë qe në public, nga presioni I opinionit ofronte dhe shiste demagogji populliste të favorshme për shresat e gjëra të shumicës së qytetarëve tanimë relativisht mirë të varfëruar amerikan të dekadave të fundit globaliste neo-liberale,për të mos thënë neo-koloniale amerikane. Ngjajshëm si edhe përkrahësit e saj saudito-vahabist dhe katarianë e të tjerë përkrahës direkt apo indirekt perëndimore të xhihadizmit dhe terrorizmit të ISIS-it, të krijuar, financuar, trajnuar dhe të orientuar nga ta në Siri, Libi dhe gjetkë nëpër botë. Gjithëkund aty ku “duhej” rrëzuar qeveritë dhe regjimet legjitime sipas të ashtuquajtures “regime change policy” e që rëndom bëhet për të marrë pushtetin përmes garniturave qeveritare të vendosura, të shantazhuara dhe rrjedhimisht edhe servile. Dhe e tëra për të dominuar ato rajone dhe për grabitur pasuritë e tyre kombtare në formë të lumenjëve të naftës, gazit apo resurseve të tyre të tjera natyrore e duke shkaktuar lumenjë të tërë gjakut të derdhur të popullatave të pafajshme, me gra, pleq e fëmijë të vrarë…! Si në Irak, për shembull, për të përmendur vetëm ndonjë nga këto…! Duke shkaktuar kështu vetëm në këto vitet e fundit më shumë se një milion të vrarë dhe miliona të tjerë të plagosur dhe saktosur fizikisht, materjalisht dhe shpirtërisht, pothuaj përfundimisht …!
Ishin sponsoruesit hilarian mu këta mega banksterve gjigant financiaro-politik që hedhin, dhe vazhdojnë ta hedhin botën në kriza ciklike spekulative masive dhe globale finaciare, që godisnin dhe godasin rëndë masat me të gjërë të popullit, siq ishte kriza e fundit globale fianciare e 2008-s, si dhe shumë të tjera para saj. Janë këto krizat globale financiare që pasurojnë më tej spekulantët bankster të kapitalit të madh të lidhur politikisht me eksponente të tillë politik si Hillary dhe të ngjajshëm, që për para dhe honorare të majme, të dhëna qoftë si donacione elektorale hilariane për fondet e tyre elektorale apo per fondacione të tjera të tyre, nominalisht legale por që veprojnë financialrisht në fakt më shumë në zonën gri duke rrëshqitur jo rrallë edhe në zonën e zëzë ilegale. Pastaj në prapa-veprim kthyes këta eksponentë politik suprem i përkrah(n)in brenda sistemit institucional politiko-legjislativ-ekonomik me zgjedhje sistemore ekonomiko-juridike për ti pasuruar akoma më tepër të pasurit përkatësisht 1%-in dhe duke i varfëruar akoma më tepër të varfërit përkatësisht 99%-in… !!!
Dhe e tërë kjo skemë u identifikua dhe iu bë e qartë më në fund masës elektorale amerikane, duke falënderuar në masë të madhe mu rrjeteve sociale që akoma nuk janë glabëruar nga mega sponsorët dhe cenzorët pushtetaro-politik dhe mega-miliarderet korporativist të mediave kryesore amerikane, e cila me votën e vetë të lirë zgjodhi Trumpin. Dhe duke i pësuar kështu disfatë të rëndë këtij establishment manipulativ dhe jo aq demokratik amerikan te se ashququajtures ‘demokraci liberale’, me eksponent ofanziv hilarian ne vend dhe në botë që shërbehet me retorike dhe slogane të mire-marketuara demokratike, por që në esencë janë me prapaskenë demagogjike vetë-përfituese dhe me aspirata tej-ambicioze globale. Që pas fitores së Trumpit duket se janë vuar seriozisht në pyetje, jo vetem ne Ameriken e madhe, por edhe neper Evropen e saj pjeserisht te vazalizuar nga “vellau I madh amerikan”. Pothuaj poasthu dhe poaq sa dhe si ishin te vazalizuara vendet ish-komuniste nga ish-Bashkimi Sovjetik i Brezhnjevit komunist te oktrouar me teorine tij te “Sovranitetit te kufiziuar” te shteteve qe ishin te nenshtruara ne orbiten e tij .
Dhe sebashku me Ameriken e presidentit te ri te zgjedhur amerikan Donald J.Trump, edhe keto shtete kushtimisht te vazalizuara te demokracive te zhvilluara europiane, tani si efekt i fitores amerikane te Trumpit, duket se kanë filluar edhe të lëkunden seriozisht dhe të rishqyrtohen për tu ri-konceptuar dhe ri-ndërtuar më drejtë. Si koncept, por akoma me shume edhe si realitet – qe gjer tani ishte i manipular dhe mjaft I hidhur per masat e gjera te popullit, madje edhe te atij amerikan qe ne 30 vitet e fundit kane pare vetem renie te standaridt te tyre dhe te fuqise blerese te te ardhurave te tyre, ndonese te realizuara me shume me teper angazhim dhe mundim kohor dhe me presion te madh pothuaj stresues, e deri edhe puro eksploatues, nga punedheneist e tyre te kapitalit te madh. Dhe korigjimet serioze konceptuale dhe reale te qasjes, konceptit dhe realitetit te ri qe do te duhej te formohej, do te duhej te sherbente jo vetëm në favor të të fortëve, te 1% te fuqishem te të mëdhenjëve të paprekshëm, amerikane dhe boterore, por edhe 99%-it të të gjithë qytetarevë të tjerë të rëndomtë të kësaj bote.”
* Autori ishte ambasadori i parë i Kosovës në Shqipëri.
** (Shenim: Ky tekst i shkurtër është pjesë nga koment-debati im i para tri ditëve, sot pothuaj vetëm kozmetikisht i redaktuar dhe i plotësuar, e lidhur me postimin e mikut dhe kolegut tim Prof.Dr.Arben Qirezi, që kishte të bënte me raportimin tërësisht të njëanshëm të mediave kryesore amerikane në favor të Hillary-t, si per shembull edhe Neë York Times-i qe ka nam botërorë, e që sot u kërkoi falje lexuesve të saj thellësisht të zhgenjyer për këtë raportim të tyre manipular rëndë për motive thelllësisht politike dhe financiare)!