Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi i Obamës nga Peruja

barack-obama_ne-lima

 Presidenti amerikan, Barack Obama, i bëri thirrje gjithë botës të lërë pasardhësin e tij, Donald Trump, “të provojë shansin”, pasi deklaratat e tij shokuese mbi proteksionizmin dhe NATO-n shqetësojnë aleatët e SHBA-së.

“Është shumë e rëndësishme që bota të mos japë gjykime të nxituara, por të lërë presidentin e zgjedhur amerikan “të provojë shansin”, deklaroi presidenti Obama të shtunë, në takimin vjetor të 21 vendeve te Azi-Paqësorit, në Lima.

“Jo gjithmonë qeveriset ashtu siç bëhet fushata”, theksoi ai.

“SHBA janë vend i madh, pas çdo gare zgjedhore njerëzit bëjnë shumë pyetje”, shtoi presidenti Obma, i cili po kryen vizitën e fundit zyrtare të presidencës së tij.

“Për sa i perket Amerikës Latine nuk pres ndryshime të mëdha në politikën e administratës së re”, deklaroi ai.

Barack Obama, i cili i dorëzon stafetën miliarderit amerikan me 20 janar 2017 mbajti një fjalim entuziast në mbështetje të demokracisë, megjithëse ajo shpeshherë shfaqet “frustrues”’.

“Pas një dekade, kur kemi parë gjithnjë e më shumë vende të aplikojnë praktika demokratike, po vëmë re një kthim mbrapa”, nënvizoi ai, transmeton Koha.net. (r.m.)

Please follow and like us: