Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi në shishe gjen shtëpinë pas 50 vjetësh

mesazhiNjë mesazh në shishe iu rikthye familjes që e hodhi atë në oqean 1500 milje larg, 50 vjet të shkuara.

Mesazhi i dërguar nga New Hampshire u gjet nga Clint Buffington, mësues dhe muzikant nga Utah teksa gjendej me pushime në ishujt Turks dhe Kaikos, mes Haitit dhe Bahamasit.

Ai rrëfeu se kishte gjetiu një shishe të groposur në rërë brenda të cilës mund të dallohej diçka e shkruar me shkrim dore ku thuhej: shiko brenda, tha ai për CNN.

Brenda shishes gjendej një letër ku shkruhej: “Ktheje në  ‘Ocean Blvd 419’ dhe do të marrësh një shpërblim prej 150 dollarësh nga Tina, pronarja e Beachcomber”.

Ato fjalë i referoheshin motelit Beachcomber, në Hampton, New Hampshire. Prindërit e Paula Pierce ishin të zotët e motelit në vitin 1960.

Pierce tha se babai i saj shkroi një shaka, e futi në shishe dhe e hodhi në Oqeanin Atlantik dekada më parë. Buffington shkoi personalisht në New Hampshire për tia dorëzuar mesazhin Pierce. Prindërit e saj kishin ndërruar jetë vite më parë dhe që nga ajo kohë Beachcomber ishte shitur.

Ajo tha se ishte e shokuar tek lexonte shkrimin e të atit.

“Kjo është me të vërtetë e veçantë, sepse më sjell pas një pjesë të tij, një pjesë të saj, një pjesë të fëmijërisë, një pjesë të Beachcomber, – tha Pierce. – Gjithë këto gjëra është e vështirë të humbasin”.

Dhe, për të çuar në vend fjalën e të atit, ajo i dha Buffington 150 dollarët.

Please follow and like us: