Albspirit

Media/News/Publishing

Trondit Kariç: Trump dhe Putin të takohen në Beograd

Karic: Trump dhe Putin në Beograd

Kam propozuar që presidenti amerikan, Donald Tramp, dhe ai rus, Vladimir Putin, të takohen në Beograd, duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, tha biznesmeni Bogoljub Kariç, në një letër të botuar nga Politika në Beograd.

Është e logjikshme që Beogradi të rimarrë pozitën që kishte gjatë kohës së të Painkuadruarve dhe përsëri të bëhet qendër e samiteve ndërkombëtare, në zgjidhjen e konflikteve dhe rritjen e stabilitetit, tha Kariç, pronar i Grupit BK, i cili ka lëshuar Serbinë dhjetë vjet më parë, nën akuzat për abuzime ekonomike. Ai tha se Beogradi duhet që në atë samit të inicojë heqjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, që është mëse e nevojshme jo vetëm për ekonominë e rënë amerikane, por edhe të BE-së. “Kryeministri (Aleksandar) Vucic do ta organizonte këtë takim me sukses”, tha Kariç. Ai gjithashtu tha se do të ishte i gatshëm që personalisht të lobojë tek të dy udhëheqësit e botës për hir të prosperitetit të Serbisë. Procedura kundër Karic, për shpërdorim të detyrës dhe përvetësim të kompanisë Mobtel, është pezulluar më 28 janar të këtij viti për shkak të vjetërimit, u njoftua më 23 shtator në Gjykatën e Lartë në Beograd.

Please follow and like us: