Nikky Haley emërohet ambasadore në OKB
Pak para zgjedhjeve zonja Haley tha se nuk ishte entuziaste rreth kandidatëve por tha se do të votonte për zotin Trump.
Ajo kritikoi propozimin e tij për ndalimin e myslimanëve që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe përdori platformën kombëtare të përgjigjes së partisë republikane ndaj fjalimit të presidentit Obama mbi gjendjen e vendit, për të qortuar stilin e zotit Trump duke thënë, “disa njerëz mendojnë se duhet të jesh më i zhurmshmi në dhomë për të sjell ndryshim”.
Zoti Trump e ka quajtuar zonjën Haley “të dobët për çështjen e imigracionit” dhe në mars shkroi në Twitter, “Populli i Karolinës së Jugut është i turpëruar nga Nikki Haley!”
Të dy u takuan javën e kaluar në Nju Jork. Trump ka emëruar tashmë Reince Priebus në postin e shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë dhe Steve Bannon si strategjist, ndërsa senatorin nga Alabama Jeff Sessions si prokuror të përgjithshëm dhe ligjvënësin Mike Pompeo si drejtues të Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA.