Parlameti Europian: Mediat ruse si ISIS
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë jo obligative që “nxit BE-në për të kundërshtuar luftën informative që udhëheq Rusia”.
Mediat ruse “Russia Today” dhe “Sputnik” janë akuzuar si “mjetet më të rrezikshme të propagandës ruse”, njoftojnë mediat ruse, raporton Express.
Për miratimin e Rezolutës kanë votuar 304 deputetë, 179 ishin kundër, ndërsa 208 abstenuan.
Në rezolutën e tij me titull “Komunikimet straegjike të BE-së si luftë kundër propagandës së palëve të treta” thuhet që Rusia ofron mbështetje financiare për partitë politike opozitare dhe organizatat në shtetet anëtare të BE-së si dhe shfrytëzon faktorin e marrëdhënieve dypalëshe për të sjellë ndasi në shoqërinë evropiane.
Mediat ruse TV RT, agjencia e lajmeve “Sputnik”, agjencia “Rosotrudnicestvo” dhe “Ruski mir” janë akuzuar se bëjnë “luftë informative” dhe janë cekur si mjetet më të rrezikshme propagandistike.
Puna e mediave ruse, në këtë rezolutë, u barazua me aktivitetet e grupeve terroriste si “Shteti islamik”.
Rezoluta e miratuar ka vetëm rol këshillëdhënës.