Albspirit

Media/News/Publishing

Publikohen sekretet e Marrëveshjes së Dejtonit për Bosnjën

marreveshja-e-dejtonit

21 vjet më parë në qytetin amerikan të Dejtonit iu dha fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë (BeH), dhe, edhe pse marrëveshja është ende garantuesi më i rëndësishëm i paqes në ish-Jugosllavi, kjo marrëveshje është ende e mbuluar nga misteret, disa nga të cilat shpalohen në vijim.

Marrëveshja kornizë u nënshkrua në bazën ushtarake amerikane Wright Peterson, në qytetin e Dejtonit, Ohajo, më 21 nëntor 1995, dhe është zyrtarizuar më 14 dhjetor në Paris. Në prani të Sekretarit të Shtetit Warren Christopher, u nënshkrua nga kryetarët Slobodan Milloshevic, Franjo Tugjman dhe Alija Izetbegovic.

Një nga pjesëmarrësit në negociatat në Dejton, Momir Bullatovic, ish-president i qeverisë federale jugosllave, vuri në dukje se ajo që u arrit në Dejton në vitin 1995 ishte në tryezën e bisedimeve në vitin 1992 në Lisbonë. Tregimi i tij është dhënë për “Blic”, transmeton Express.

Po pse nuk është nënshkruar në Lisbonë? Në Dejton u pyetën vetëm amerikanët. Edhe anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare trajtoheshin si krejtësisht të parëndësishëm – kujton Bulatovic.

Ai bisedimet paqësore i përshkruan si “të ashpra”.

– Më kujtohet se një herë Radovan Karadjic tha: “Po si mund të lëshojmë pe, mua atje më janë vrarë 25.000 të rinj”. Dhe unë i them atij: “Radovan, por mos lejo të të vriten 25.000 të tjerë”, – kujton Bulatovic.

Një nga parimet kryesore të Marrëveshjes së Dejtonit është i bazuar në ndarjen e BeH me raportin 51 për qind të territorit për federatën e BeH dhe 49 për qind për Republika Srpska. Nga kjo ndarje u veçua distrikti Brcko.

Marrëveshja e Dejtonit u ka dhënë autorizimet më të mëdha entiteteve.

Negociatat zgjatën 20 ditë – nga 1 deri me 21 nëntor – ishin një shembull i vërtetë i “diplomacisë fluturuese”, e cila nënkuptonte se ndërmjet palëve në konflikt ndërmjetësojnë diplomatët që u takuan privatisht me Izetbegovic, Milloshevic dhe Tugjman dhe negocuan pjesë të marrëveshjes, të cilat pastaj u përfshinë në një marrëveshje.

Lojtari kryesor në këto negociata, në cilësinë e ndihmës Sekretari të Shtetit, ishte Richard Holbrooke. Mënyra se si udhëheqësit e boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve i bindi të nënshkruajnë një marrëveshje edhe sot e kësaj dite nuk është sqaruar plotësisht, dhe prandaj publiku për dekada merret me detajet e marrëveshjes. Disa nga këto histori merren me takimet në mesnatë në pizhame, vizatimet e Millosheviqit të hartës së BeH në salveta …

Në studimin, “Historia e fshehtë e Dejtonit: Diplomacia amerikane dhe procesi boshnjak i paqes 1995” Derek Sole dhe Bennett Freeman përshkruajnë dramën në ditën e fundit të negociatave.

Atë mëngjes, Millosheviqi vendosi që të thyej bllokadën dhe të nënshkruajë një marrëveshje me Franjo Tudjman, pavarësisht nga qëndrimi i delegacionit boshnjak. Me sa duket në borë, pa pallto, në parkingun afër bazës ushtarake, priti dhe këmbënguli që kjo ide t’i paraqet Christopher Hill dhe Richard Holbrooke. Kur delegacioni amerikan hodhi poshtë idenë, Milloshevici prezantoi ofertën e fundit: statusi i Brckos të lihet për më vonë, kur do të zgjidhet nga arbitrazhi ndërkombëtar, propozim që e pranoi Tugjman. Christopher dhe Holbrooke pastaj shkuan në dhomat e boshnjakëve ku në apartamentin e Izetebgovic u takuan me udhëheqësin e boshnjakëve si edhe me Haris Silajxhic dhe Muhamed Shaqirbej.

– Kjo është një paqe e padrejtë, por njerëzit e mi kanë nevojë për paqe – tha Izetbegoviq pa dëshirë, dhe për këtë arsye marrëveshja praktikisht është miratuar.

Hill dhe Holbrooke nxituan që marrëveshjen ta vënë në letër, dhe ata e informuan presidentin Bill Clinton, i cili fluturoi për në Dejton për të nënshkruar marrëveshjen. Megjithatë, Holbrooke i ka thënë Clinton:

“Zoti President, ju nuk duhet të jeni afër këtyre njerëzve sot. Ata janë të egër”.

Clinton njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje nga Shtëpia e Bardhë.

Drama te delegacioni serb.

“Ai ra në gjendje kome”

Pak para nënshkrimit u zhvillua një dramë në kuadër të delegacionit serb: vetëm atëherë Sllobodan Milloshevic u paraqiti hartat e miratuara serbëve të Bosnjës.

Kur Krajisnik i pa hartat … – i ra të fikët. I pyetur se çfarë ka ndodhur, Milloshevic ka thënë: “Ai ra në gjendje kome”./GazetaExpress/.

Please follow and like us: