Albspirit

Media/News/Publishing

Pushtimi i PS dhe by.., e caktuar të bëhet guzhiniere

Pushtimi i PS dhe by.., e caktuar të bëhet guzhiniere

Sipas prognozes te z. Cuci, Shqiperia nuk eshte gati per elemente qe e demokratizojne sado pak procesin e perzgjedhjes te kandidateve ne sistemin tone elektoral. Ai, p.sh. ishte kunder propozimit per lista te hapura, te cilat jane implementuar me shume sukses pa shkuar me larg se ne Kosove, duke synuar te mbuloje kundershtimin e kryetarit te tij te Rilindjes ndaj aleatit ne qeversje (LSI), me argumentin qesharak qe nuk jane pjekur kushtet ne Shqiperi. Eshte nje pretendim per te hedhur hi syve te publikut dhe me siguri kete lloj “diagnostikimi” e bazon nga eksperienca e tij brenda Rilindjes, pikerisht aty ku denigrohet e perjashtohet mendimi ndryshe. Eshte kjo lloj Rilindje ku nuk zbatohet statuti e nuk garon kryetari ne detyre prej vitesh e vitesh dhe ku mandati i tij merr kuptim tjeter astral: ai “konkurron” me referendum kunder askujt si nje Don Kishot i koheve moderne. Eshte kjo Rilindje, po ashtu, ku kryetari ne proceset perzgjedhese e vendimarrese e ka anashkaluar teresisht kryesine, e ka menjanuar dhe asfiksuar asamblene, ndersa ne lidhje me grupin parlamentar thjesht sajon “ceremonine” apo theatrin e radhes pa respekt per ate si institucion kolegjial vendim marres.
Ne kete sekt, qe ka uzurpuar tashme Partine Socialiste, por dhe qe nuk e perfaqeson ate e as me pak te misheroje vlerat e historine e saj, nuk ka me demokraci te brendshme. Aty, vendimarrja qendron ne duart e kryetarit-kryeminister. Ndryshe nga deklarimet e periudhes se ngjitjes ne pushtet, ku ai ishte i detyruar te fliste per gjitheperfshirje , per arritjen dhe kapjen e pushtetit te kryeministrit ai edhe pse deri diku i kufizuar prape se prape ndertoi lista perfaqesimi shume te dyshimta! Me kete perzgjedhje te atehershme te grupit parlamentar ai turperoi jo vetem socialistet e thjeshte por dhe vete Rilindjen e tij. Per here te pare ne vendin tone, presioni publik dhe ai i nderkombetarve detyroi parlamentin e vendit te votonte nje ligj te vecante si bashkesi rregullash per vetpastrim, dekriminalizim e kufizim.Ne fakt, sipas. shprehjes se urte te popullit tone “kur cakton bythen guzhiniere dihet cdo gatuaj”…
Prandaj, duhet bere dicka korrigjuese sa me shpejt sepse ne asnje vend perendimor apo me demokraci te zhvilluar funksionale nuk mundet nje njeri te perzgjedhe perfaqesuesit e votes se popullit, aq me keq qe te deformoje vullnetin e tyre ne menyren me absurde e kriminale.

Please follow and like us: