Universiteti i Kembrixhit, aktivitete në nderim të figurës së Skënderbeut
Në Universitetin e Kembrixhit në Angli, u mbajt një aktivitet kushtuar figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Organizuar nga Shoqata Anglo-Shqiptare, një ndër Universitetet më prestigjioze në botë i ka kushtuar edhe një ekspozitë me libra antikuar kësaj figure, për të eksploruar ndikimin e Skënderbeut në letërsinë dhe historinë e Evropës.
“Dita e Flamurit” po ashtu u shënua për të festuar Ditën Kombëtare të Shqiptarëve dhe pavarësinë nga otomanët.
Fotografi nga ngjarja ka postuar Lirim Greiçevci, Ambasadori i Kosovës në Londër, i cili është i pranishëm në shumicën e ngjarjeve ku promovohet kultura shqiptare në këtë qytet.
Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre.
Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.