Albspirit

Media/News/Publishing

Vendim i mrekullueshëm për Snowdenin

Vendimi i Gjykatës së Lartë Federale në dobi të të drejtave të pakicave parlamentare është një vendim i mirë. Por një marrje eventuale në pyetje e Snowdenit në Berlin nuk është ende e sigurtë.

Edward Snowden (picture alliance / Christian Charisius/dpa)

Përfytyrimi është tërheqës, por dukej pa perspektivë: Edward Snowden udhëton për në Berlin dhe u raporton deputetëve të Komisionit Hetimor të NSA në një seancë publike për makinacionet e shërbimit të fshehtë të SHBA. Por grupet parlamentare të CDU/CSU-së dhe SPD me shumicën e votave të tyre ditën si ta pengojnë këtë deri tani. Pavarësisht nga fakti nëse Snowdeni do të kishte dashur të vinte. Një seancë pyetjesh me videofon ose në emigrimin e tij në Rusi, ai e pati refuzuar gjithmonë. Për shumë arsye. Jo së fundi, sepse Gjermania nuk pranoi t’i japë atij azil politik. Shoqërim për ta siguruar qeveria nuk mundej ose nuk dëshironte t’i garantonte zbuluesit më të famshëm të kohës sonë. Ajo tërhoqi vëmendjen për një marrëveshje dorëzimi që ka me SHBA.

Por që prej momentit të tanishëm, bllokuesit duhet ta kenë më të vështirë që të justifikohen me argumenta të konsumuar. Gjykata e Lartë Federale në Karlsruhe u kujdes me vendimin e saj që të votohet edhe njëherë për faktin nëse duhet ftuar Snowdeni. Dhe nëse të paktën një e katërta e deputetëve të Komisionit Hetimor të NSA do ta mbështesë kërkesën, qeveria do të ndodhej nën presion për të vepruar.

Snowdeni në Berlin? Kjo do të ishte e bukur!

Që kjo kërkesë do të paraqitet që seancën e ardhshme nga Të Gjelbrit dhe të Majtët, këtë ata e sinjalizuan. Dhe me votat e tyre, që përfaqësojnë dy nga tetë vota, ato kanë në Komisionin Hetimor atë pakicë të nevojshme të domosdoshme, të kërkuar nga Gjykata e Lartë Federale. Kjo i përgjigjet ekzaktësisht rregullores për angazhimin e komisioneve hetimore parlamentare. Edhe për këtë mjaftojnë në parim 25 përqind e deputetëve. Me këtë të drejtë klasike të minoriteteve opozita ka në dorë një shpatë të quajtuar shpesh të mpirë. Por sa e mprehtë mund të jetë ajo megjithatë herë pas here, për këtë shembulli më i mirë është Komisioni Hetimor për NSA, që e filloi punën në mars 2014.

Marcel FürstenauMarcel Fürstenau

Me një ankesë në çështjen e NSA, të Gjelbrit dhe të Majtët pësuan vetëm pak ditë më parë një disfatë. Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë padinë për dorëzimin e listës së selektorëve të NSA, e cila përmbante fjalët e kërkimit për personat dhe institucionet e përgjuara. Gjykatësit e Karlsruhes u dhanë përparësi interesave të ruajtjes së sekretit të qeverisë së SHBA dhe të qeverisë gjermane, përballë interesit parlamentar për t’u informuar.

Në këtë kuadër, ky vendim i Gjykatës së Lartë Federale për një marrje eventuale në pyetje të Snowdenit duhet përshëndetur.  Sekrete për përgjimin e kundraligjshëm të milionave njerëzve në botë, Snowdeni ka treguar me bollëk – duke fituar merita për demokracinë. Një dalje publike në Gjermani për këtë arsye do të ishte një sinjal i mrekullueshëm.

Please follow and like us: