Pse janë gdhendur emrat e qyteteve shqiptarë në fasadën e Parlamentit të Greqisë?
Korça, Himara, Gjirokastra, por edhe Borova, Trebeshina e Tomorri, janë emra të gdhendur në murin e Parlamentit të Greqisë, sepse këto treva cilësohen territore helene
Në murin e Kuvendit grek janë gdhendur në mermer, emrat e disa prej qyteteve shqiptare, si Korça, Himara, Gjirokastra, por edhe Borova, Tomorri, Trebeshina. Në mbishkrimin që gjendet në fasadën e Parlamentit në Athinë, për qytete fshatra e male të Shqipërisë, cilësohet se ato janë pjesë e territoreve greke.
Mbishkrimet e shkruara me gërma kapitale greke dhe mjaft dukshëm në fasadën e mermertë të Parlamentit të Greqisë, sipas autoriteteve greke, janë toponime të vendosura prej tyre për qytetet, fshatrat e malet shqiptare. Emrat e gdhendur në fasadën e Kuvendit të Greqisë, tregojnë vendet ku kanë rënë ushtarët greke. Në krye qëndron emri PINDI që banohen me shumicë vllehe.