Albspirit

Media/News/Publishing

Studim befasues i Universitetit të Albertas

Meshkuj! Bëni punët e shtëpisë!

 

Femrat mund të tradhëtojnë për shumë arsyer, por duket se janë më të prirura ta bëjnë këtë vetëm nëse nuk plotësoni një kusht, që nuk lidhet me performancën tuaj në dhumën e gjumit.

Një studim i Universitetit të Albertas arriti në përfundimin se 72 përqind e femrave që kishin tradhtuar me të paktën një herë partnerin e tyre, konfirmuan se e bënin këtë për faktin se ai nuk ngrinte as gishtin më të vogël në punët e shtëpisë.

Në sondazh kanë marrë pjesë më shumë se 10 mijë gra, të kontaktuara kryesisht në rrjetin Gleeden, një nga faqet më të përdorura në Shtetet e Bashkuara për ‘lidhje të fshehta’.

18 përqind e të anketuarave thanë se humbisnin krejtësisht tërheqjen seksuale ndaj partnerit të tyre nëse ai nuk bënte asnjë punë shtëpie, sado e vogël qoftë ajo.

Studimi i Universitetit arriti gjithashtu në përfundimin se meshkujt që bëjnë punë shtëpie kanë një jetë seksuale më aktive dhe me më shumë kënaqësi.

Please follow and like us: