4 vjet më parë/Karimovi heq këmbën zvarrë edhe për Kastron; kush e ka radhën nga despotët e Ballkanit?
Presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov, vdiq ne 2 shtator 2016, pas shtrimit në spital për shkak të një hemorragjie cerebrale. Karimov kishte 27 vite në krye të drejtimit të vendit. Nuk dihet ende se kush do të jetë pasardhësi i tij. Para tri ditëve, Rusia mohoi njoftimet e medias se lideri për një kohë të gjatë i Uzbekistanit, Islam Karimov, kishte vdekur. Presidenti Karimov, 78 vjeç, ka qeverisur vendin për më shumë se një çerek shekulli dhe nuk ka toleruar asnjë kundërshtim ndaj sundimit të tij.
Me zë të dridhur, më 25 nëntor 2016 Raul Kastro njoftoi në televizionin shtetëror se vëllai i tij vdiq në orën 10:29. Ish-presidenti Fidel Kastro, i cili udhëhoqi një ushtri rebele në fitore në Kubë, përqafoi komunizmin e stilit sovjetik gjatë udhëheqjes së tij gjysmë-shekullore. Fidel Alejandro Castro Ruz lindi më 13 gusht, 1926 në Biran, që ndodhet në provincën Holguin të Kubës. Ai ishte fëmija i tretë i Lina Ruz Gonzalezit dhe Ángel Kastros y Argiz. Fidel Kastro ishte një politikan komunist dhe revolucionar i cili u bë kryeministër i Kubës në vitin 1959 dhe më pas President në vitin 1976. Ai u tërhoq nga politika më 2008 dhe vëllai i tij; Raul Kastro u bë President i Kubës. Fidel Kastro ka qenë i përfshirë në disa ngjarje të rëndësishme politike, duke përfshirë Revolucionin Kuban dhe krizën kubane të raketave. Një figurë e diskutueshme, Kastro konsiderohet nga disa si një hero i cili qëndroi kundër dominimit politik perëndimor dhe nga të tjerë si një diktator i cili është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut. Bota moderne është më e lirë me dy diktatorë më pak, të presim kush e ka radhën nga despotët e Ballkanit, që mbajnë të skllavëruar popujt e tyre.