Berisha: Bota ndjehet më mirë me një diktator më pak
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri historik i së djathtës, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të diktatorit kuban Fidel Castro.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se, bota ndjehet më e mirë me një diktator më pak.
Ja çfarë shkruan Berisha:
Vdiq Fidel Kastro, nje diktator, nje aventurier qe:
– Nisi betejen si nacionalist dhe degjeneroi ne marksist-leninst
– Ai vendosi diktaturen komuniste ne Kube dhe shtypi me egersi, persektutoi, torturoi, internoi, deboi, burgosi, ekzekutoi qindra e mijra kundershtare politik.
– Si diktator dhe aventurier ai çoi boten ne prag te luftes se trete boterore duke vendosur ne Kube raketat berthamore sovjetike, te cilat u detyrua ti largonte pas ultimatumit te Presidentit Kenedi dhene Nikita Krushovit.
Pas goditjes nga semundja, si despot i vertet ai ia kaloi pushtetin e paligjshem vellait te tij Raulit! Bota ndjehet me mire me nje diktator, aventurier me pak. Uroj qe vdekja e tij te inkurajoje forcat demokratike te Kubes per te permbysur sa me shpejte dinastine te tij te paligjshme dhe gjakpirese!