Albspirit

Media/News/Publishing

Edit Durham, publicistja angleze që shkroi për kulturën dhe traditat shqiptare

mary-edith-durham-copy Mary Edith Durham (1864 – 15 Nëntor 1944) ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit  XIX  dhe fillim të shekullit të XX.

Etnografe dhe publiciste angleze, studiuese e popujve të Ballkanit dhe mike e shqiptarëve. Në fund të shekullit të XIX , Edit Durham kaloi disa vite duke udhëtuar në Ballkan.

Një nga vendet, të cilat ajo vizitoi ishte dhe Shqipëria. Ajo tregoi një interes të veçantë për kulturën e traditën shqiptare, si dhe duke u fokusuar në çështjen shqiptare. Ajo shkruajti disa libra rreth Ballkanit dhe për Shqipërinë, nga të cilët “High Albania” (Shqipëria e Epërme), ku paraqet mjaft të dhëna etnografike mbi Shqipërinë e asaj kohe.

Një nga veprat e saj është gjithashtu edhe “Brenga e Ballkanit”, ku na jep një pasqyrë të gjerë për Shqipërinë dhe shqiptarët, doket dhe zakonet e tyre.

Edit Durham mbrojti të drejtat dhe interesat e shqiptarëve, duke mbështetur pavarësinë e Shqipërisë, si dhe pranimin e saj në Lidhjen e Kombeve.

Please follow and like us: