Albspirit

Media/News/Publishing

LETRA E PAPA PALIT TË VI DËRGUAR SHQIPTARËVE MË 17 JANAR 1968

LETRA E PAPA PALIT TË VI DËRGUAR SHQIPTARËVE MË 17 JANAR 1968 ME RASTIN E 500 VJETORIT TË VDEKJES SË HEROIT TONË KOMBËTAR, GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEJ : “LUTEM QË E ARDHSHMJA E KOMBIT SHQIPTAR BUJAR TË JETË E DENJË PËR TË KALUEMEN E TIJ TË LAVDISHME.”

Nga Avni Dani, Tiranë – 28 Janar 2018

Janar 1968. Shqipëria po jetonte kohë të padenja. Kështu thotë me një elegancë të rrallë Papa Pali Gjashtë, në një letër që u dërgon të gjithë shqiptarëve pa dallim, kudo që janë, me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit të tyre Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Ati i Shenjtë e shfrytëzon atë rast për të thënë ca të vërteta të mëdha për shqiptarët, të shkuarën dhe aktualitetin e tyre. Letra e Tij do të jetë veç të tjerave një shpresë dhe ngushëllim shumë i madh për shqiptarët e mërguar dhe pa të drejtë të shihnin vendin e tyre të uzurpuar nga murtaja komuniste, ashtu edhe për ata që jetonin në errësirë brenda vendit të tyre.

Ishte pikërisht viti kur komunistët e Tiranës do të kryenin aktin më të pashembullt në histori, duke rrënuar objektet e kultit, kisha e xhami dhe duke e shpallur vendin një shtet laik.

Është ky fakt i paprecedentë që e bën Palin e Gjashtë të shprehet se “i thërrasim sot ndërhymjes amnore të Zojës së Këshillit të Mirë, e cila ç’prej kohës së vdekjes së Skanderbegut nderohet nga shqiptarët porsi Zoja e Shkodrës…ndër kambët e Saja na duem të bijmë ndër gjuj bashkë me Ju të dashun Bij t’Anë, tue e shkri me zane të katholikve shqiptarë zanin t’Onë lutës për të kërkue qi zemrat e të gjithvet të zbuten e të hapen për të pranuem këshillet e Perendisë, dhe që e ardhshmja e Kombit Shqiptar bujar të jetë e denjë për të kaluemen e tij të lavdishme”.232242252

Letra e Papës është botuar e plotë në numrin e parë të Revistës Shejzat të vitit 1968. Ajo përcillet me një shkrim të shkurtër të Ernest Koliqit, që e drejtonte revistën. Koliqi e sheh atë letër si një përshkrim të “mjerimit të gjendjes së sotshme” dhe si “nji dishir urimtare ditësh ma fatbardha për të ardshmen”. Ja se çfarë shkruante Koliqi :

Kjo letër e thekëshme e Shëjtit At Pauli VI jemi të sigurtë se ka me u pritë me mirnjohje të thellë nga çdo zemër shqiptare pa kurrnji dallimi besimi ase ideje. Në të kumbon e lartë lavdija e Prijsit të Madh t’onë dh’e popullit qi Ai udhëhoqi në nji varg të shkëlqyeshëm fitoresh. Dridhet nëpër rrjeshta të saj nji kujdes i veçantë për Atdheun t’onë dhe nji dishir urimtare ditësh ma fatbardha për të ardshmen. Ati Shejtë na porosit mos me dyshue në fatet e kombit, e për me na bind përmend kalesën e lavdishme, meritat qi fituen Shqiptarët tue mbrojtë në XV qindvjetësh qytetnimin europian. Përkujton me shprehje të larta çmimi Fatosin Kombtar t’onë e na nxit me ndjekë gjurmat e tija sidomos në flakim të ndjesive vëllaznore.

 

Çdo fjalë e Papës zgjon jehonë të gjanë botnore. Me këtë letër të Tij të 17 kallëndorit 1968, Pauli VI tërhoq vërejtjen e botës mbarë mbi meritat e motshme të popullit shqiptar dhe mbi mjerimin e gjendjes së tij të sotshme.

 

Pak janë ata të huej qi na përfillin, dikush na urren, shumica harron se ka nji komb shqiptar. Kemi nevojë për kuptim e mbështetje sepse shumë paragjykime ushqejnë përgjithësisht të huejtë mbi ne dhe çashtjet tona. Prandej fjala lartushutuese e Papës së Romës, në rasën e Pesëqindvjetorit të Vdekjes së Gjergj Kastriotit Skanderbeg, tue ia kujtue botës çështjen tonë dhe vuejtjet e padrejta qi na kanë mbulue, i sjell nji shërbim të pashoq Shqipnis e Shqiptarvet.

Me përkushti mirnjohse i shprehim Shenjtnis së Tij Palit të VI falenderimin tonë e të shumicës së Shqiptarvet qi mendojnë e ndjejnë si na, por gjinden në pamundësi, për rrethana të dijtuna, me shfaqë lirisht mendimin edhe ndjenjat e veta.1517169562

BIJVET TANE TE DASHUN

ZOTNIJVE TE TYNE KARDINALA

MASSIMILIANO DE FURSTENBERG

PREFEKT I KONGREGACJONIT

TE SHEJTE PER KISHNAT LINDORE

DHE

GREGORIO PIETRO AGAGIANIAN

PREFEKT I KONGREGACJONIT

TE SHEJTE PER EVANGJELIZIMIN E POPUJVET

 

Bij t’Anë të dashun!

Shëndet e bekim apostullik!

Me të kënaqun zemre po u a sjellim fjalën Tanë Kryeparvet të dy Dikasterevet fetare nga të cilat mvaren Katholikët Shqiptarë e Arbëreshë, në rasën e Pesëqindvjetorit të fatosit të tyne Gjergj Kastriotit Skanderbeg.

Skanderbegu asht pinjolli famëmadh i njaj treve qi pat fatin të përfshihet ndër sajime apostullike të Shën Palit e ndoshta nga dora e tij muer të parën farë t’Ungjillit; pa dyshim ajo paraqitet nga historija porsi Kishë me hierarki nga fillimi i shekullit IV.

Hierarkija shjte e saj, ritit qoftë linduer qoftë prendimuer mvarej nga patriarkata e Romës, e gjatë vargut të Koncilevet te mëdhaja Ekumenike. në bashkim me Selinë Romake. qe mbështetja e përhershme e orthodoksisë.

Ndonse ma vonë ikonoklastët deshtën ta shkëpusin nga jurisdiksjoni patriarkuer i Romës, dhe u ternuen në tokë të saj fise barbare jo kristiane, Shqipnija prap se prap e mbajti fenë e vet të shëndosh, edhe synin e shpirtin të ngulun tek Roma. Dhe kësaj Selije Apostollike iu suell ndër çaste të rrezikshme, tue gjetun herë mbas here përkrahje shpirtnore dhe materiale.

IXV Qindvjet që për kombin Shqiptar asht një nga perjudhat ma të travajueme, e njiherit edhe nga ma te lavdishmet të historisë se tij, për luftat e pandame që i u desht të përballojë kundrejt kërcnimit t’ushtrivet osmane pushtuese, të cilat, mbasi patën shtim në dorë kryeqytetin e Perandorisë Byzantine, i mateshin drejt për së drejti Perëndimit. Qindresa e Shqiptarvet, gjatë një të katërt qindvjeti u deftue sa kambëngulëse aq edhe ngadhënjyese, sidomos nëpër tritnit e mbas udheheqjes së kryeprisit të tyne Gjergj Kastriotit Skanderbeg, Pesëqindvjetori i Vdekjes së cilit përkujtohet po në këtë ditë 17 kallënduer 1968.

Me të madh gëzim muerëm vesht se gjith sa janë gjakut shqiptar, si në Shqipni ashtu përjashta, pregatiteshin për kremtim të lulëzueshëm të ketij qindvjetori me nderim më të thellë se kurr ndaj fatosin e tyne kombëtar të madh e të paharrueshëm. Edhe kjo Seli Apostullike me gjith zemër po bashkohet në përkujtim të fytyrës bujare të Gjergj Kastriotit, birit besnik të Kishës, të cilin Parardhësit Tanë e mbuluen me kaq e të tilla lavde sa ndoshta kurrnjanit ndër fatosa t’asaj kohe nuk i drejtuen. E njimend ai gjatë njizetepesë vjetve dijti ta mprojë nga pushtimi atdhenë e vet, tue sigurue me at mproje një nga sektorët më të rrezikshëm të ballit mprojtës të Krishtënimit. Prandaj Parardhësi i Ynë Kalisti III, përherë i nderueshëm, tue marrë para sysh besnikninëë ndaj Fesë e ndaj Selisë Apostullike, me të cilën Kryetrimi i madh sjellte ushtarët e vet në luftim, mujte shkurt ta pikëzonte tue pohue së Ai  “përmbi të gjithë princat katholikë pat meritime të nalta ndaj Fesë e besimit të krishtenë”.

Një mbas një, përandej, Papët që zunë këtë Seli në atë përiudhë të gjatë të luftës së tij të pandame, s’ia kursyen ndihmën e tyne kohe mbas kohe e me dobi, madje i dhanë mbështetje edhe përtej mase së mundësivet të veta.

Mbas vdekjes së fatosit, e mbas pushtimit t’Atdheut nga zotnuesa të huej, shum Shqiptarë pëlqyen ma mirë mërgimin me gjithë farefis, sidomos pse në Vendlindje ma nuk mujshin të gëzojnë Iirinë e Fesë ballëhaptas. Disa kaluen në Greqi, ndërsa tjerë, me shumicë, erdhën n’Itali, veçanërisht në Kalabri e në Siqili, valë mbas vale tue gjetun pritje miqësorc n’ato vende bujare. Për ta s’la kurr pa u kujdesuem me gjith zemër kjo Seli Apostullike, me veprim të vazhduem e të përkujdesshëm, si e ipte koha, deri sa tash vonë për ta ngrejti tri qendra juridike në vete, Lungro dhe Horën e Arbëreshëvet me ipcshkvi, dhe Monastirin stavronegjik të Grottaferratës me Arhirnandrit, posë Seminarit Papënuer arbëresh “Benedikti XV”.

Me admirim po shofim se këto Komunitete arbëreshe tash 400 vjet e ma tepër ruejnë, posë gjuhës e traditavet, nië kujtim të gjallë të të madhit Gjergj Kastriotit, nga bashkëluftëtarët e të cilit rrjedhin, e trimnitë e të cilit përjetësojnë ndër tregime e kangë popullore. Dhe bashkë me kujtimin ruejnë edhe Fenë e Tij, baras me përkushtinë ndaj kësaj Seli Apostullike, për shërbim të cilës ata dhuruen njerëz të përmendun për dije e virtvt si, me të kënaqun po e kujtojmë, ndër ata që hypën mbi Kathedrën e Shën Pjetrit, Parardhësin Tanë Klementin XI, Albani, i cili mburrej për rrjedhën e tij të moçme shqiptare. Ata mandej që e ruejtën dhe ritin linduer, e banë tue iu përshtatun njaj sajimi të dijshëm të Provanisë Hyjnore, që të përbajshin një dëshmi të pandërpreme të katholicitetit të Kishës dhe, tue qindrue mes popullsish latine, të bajshin të njoftuna e të adhurueshme rite e tradita të ndryshme me të cilat stoliset e njajta dhe e vetmja Kishë e Krishtit. Dhe Na, tue e mbështetun shpresën Tanë në të përtrimet e tyne simbas Konqilit Ekumenik Vatikan, po shprehim urimet ma të mirat që ata mund të gjejnë rrugë të re për veprimtarinë shpirtnore që dikur zhvllojshin në Shqipni, e që në ato Kishna vendëse riti linduer të dijnë të marrin nii pjesë edhe ma me randësi në atë shpirt e në atë vepër ekumenike që frymëzon e ven në lëvizje Krishtënimin.

Porse kujtimi i Papës, ndërsa nuk i harron të gjith ata Shqiptarët e shumtë të mërguem me shumicë nepër botë, u sjellet sidomos komunitetevet katholike të mbetuna në tokë shqiptare edhe mbas pushtimit otoman e mbas humbjes së pamvarsisë kombëtare. Sadoqi të rrethuem nga elemente tjera besimesh, tue pam vëllazën të shtërnguem nga nevoja e nga shpata të ndahen nga feja e të parvet ata qindruen heroikisht besë të Krishtit dhe Selisë Apostullike. Dhe kjo si mundi ma mirë, i mbështeti dhe i ndihmoi nëpër veprim të Propagandës e Kongregacionit Linduer, nëpër zell të priftërinjvet shqiptarë e arbëreshë e të rregulltarvet si Franceskanët, Basilianët, Jezuitët dhe Lazaristët. Mbajti dhe përforcoi hierarkinë kishtare, ftoi e rriti ndër institute të vet klerikët e tyne dhe ngrehi për ta në Shkodër nji Kolegjë Papnore.

Të shumta janë meritimet e këtyne bijve Tanë fort të dashun shqiptarë e arbëreshë, qoftë në lamë të shpirlit qoftë në lamë të letërsisë e të kombësisë, përpara e mbas fitimit të Pamvarësisë Kombëtare në 1912. dhe s’ka kush që nuk i njeh.

Në asht se atyne u shprehim në mënyrë të veçantë dashuninë Tanë atënore, po e bajmë pse i kemi veshtrue hap për hap në këto vjetët e mbramë ndër vështirësit e ndër mundimet e tyne nga shkaku i kufizimevet të padrejta që i vehen lirisë së tyne fetare e të salvimit të bajtun sidomos prej Barijvet të tyne.

Ta dijnë ata bijt Tanë të dashun, të cilët u nënshtrohen cënimeve kaq të randa ndër pasuni ma shejte e ma të paprekëshme qi i përkasin njeriut, se zemra e Papës asht me ta dhe për ta i lutet Zotit të gjithfuqishëm dhe zemërdhimbshëm, që ti ngushëllojë e ti trimënojë.

Kujtimi i Ynë u sjellet edhe me të dashun, të gjith Shqiptarvet jo katholikë, Orthodoksë e Myslimanë, mirë tue dijtun se të gjith të bashkuem ndër kujtime të traditavet historike e lavdiplote t’atdheut gjithmonë kanë këqyre kah Selija Shejtë si kah mprojsia e Kombit të tyne, dhe veçanërisht kanë tregue mirënjohje për përkrahjet e saj në kohë kritike të Pamvarësisë qyshë prej 1912 e tektej.

Me siguri të përtrime po i thërrasim sot ndërhymjes amnore të Zojës së Këshillit të Mirë, e cila ç’prej kohës së vdekjes së Skanderbegut nderohet në Gjenacan, dhe njifet nga Shqiptarët porsi Zoja e Shkodrës.

Ndër kambët e Saja na duem të bijmë ndër gjuj bashkë me Jue të dashun Bij t’Anë, tue e shkri me zane të katholikve shqiptarë zanin t’Onë lutës për të kërkue qi zemrat e të gjithvet të zbuten e të hapen për të pranuem këshillet e Perendisë, dhe që e ardhshmja e Kombit Shqiptar bujar të jetë e denjë për të kaluemen e tij të lavdishme e për ate misjon që Zoti në këtë shekull i ka shenjuem.

Me këtë urim Ju apim përzemërsisht, Bij t’Anë të gjith Ipeshkvijvet, meshtarë e besnikë shqiptarë, n’Atdhe e jashta Atdheut, si peng të dashamirësisë së veçantë t’Onë, Bekimin Apostullik.

 

 

 

Romë, pranë Shën Pjetrit, 17 kallënduer 1968.

Në të pestin Vjet të Pontifikatit t’Onë

© Avni Dani

Blogu : Dars (Klos), Mat – Albania

Please follow and like us: