Poveglia, ose ishulli i shtrigave në lagunën Veneciane
Një nga ishujt më interesantë që gjenden në lagunën e Venecias Itali, është ai Povelia. Ka një histori të vjetër dhe të çuditshme.
Ishulli i Poveglias, njihet si vend sekret i pushtuar nga shpirtra të shumtë.
Për momentin, ishulli është i braktisur, por në të kaluarën ai ishte një strehë për murtajën, një front lufte, një vend për anijet dhe në fund, një spital psikiatrik.
Spitali u braktis në vitin 1968 dhe qysh atëherë askush nuk jetoi më në këtë ishull, por thuhet se jetojnë fantazma të çdo lloji, që nga viktimat e murtajës, e deri te mjekët dhe pacientët e spitalit psikiatrik.
Ky ishull vizitohet rrallë, vetëm nga ata që janë praktikuar me turizmin e frikës.
Please follow and like us: