Raportet: Trump i ka ofruar Mike Pompeos postin e shefit të CIA-s

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, raportohet se i ka foruar kongresistit konservator republikan, Mike Pompeo, që të jetë shef i arshëm i agjencisë CIA.
Për këtë zhvillim agjencitë e lajmeve raportuan sot duke e cituar një zyrtar të ekipit të tranzicionit të Trumpit dhe thonë se Pompeo e ka pranuar ofertën.
Pompeo është anëtar i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe ka luajtur rol aktiv në hetimin e sulmeve kundër Konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë në vitin 2012.
Po ashtu, raportohet se Trump e ka emëruar senatorin republikan, Jeff Sessions, për prokuror të përgjithshëm.
Zoti Sessions ishte senatori i parë që e ka mbështetur Trumpin gjatë fushatës së tij presidenciale.