Alekta Çela: Bota e tingujve për mua është e pandarë
(Interviste me sopranon shqiptare te fames boterore, Alketa Çela)
1. Mona Agrigoroaiei: Na thoni, nje permbledhje te shkurter te jetes dhe karrieres juaj.
Alketa Çela; Studimet i mbarova ne kohen e komunizmit dhe ne celjen e demokracise ne Tirane ne Akademine e Arteve. Duke mos ardhur nga nje familje artistesh puna ime ka qene e dyfishte per te arritur ne kete mjedis. Shume shpejt kam fituar disa konkurse internacionale ne , Milano, Venezia, Treviso dhe ne operen e Lionit kam qene prej tre vjetesh me kontrate eksluzive. E karakterizuar nga nje ze i kthjellet dhe shume elastik, teknikisht i vendosur kam interpretuar ne skenat Evropiane nga veprat e Cavalli deri tek Verdi dhe Strauss. Nga teatri i Trevizos, Lion, Paris, Geneve, deri ne Varshave ku me rolin e Madama Butterfly, tingulli i prekshem i zerit tim kap menjehere vemendjen e auditorit dhe suksesi ka qene i madh. Nje regizor i operas atje tha pas ardhjes se Ambasadores Shqiptare qe me degjoi atje qe; shpresoj qe vendi jot do te njoh cfare soprano dhe aktore e jashtezakonshme je ti..
2. Mona Agrigoroaiei: Cfare do te thote per ju “boten e tinjgujve”, muziken?
Alketa Çela: Bota e tingujve per mua tani eshte pandare, te jetosh pa jeton mire por te jetosh me jeton akoma me mire. Bota e tingujve per mua nuk eshte nje hob, por nje respekt per faqet muzikore te kompozitoreve, pasuri intelektuale dhe nje qellim per te peshuar punen , vetvendosjen, arritjen teknike dhe muzikale te nje partiture qe duam, qe per te cilen na kane besuar nje mission. Megjithate jam munduar ti shjegoj dhe te flas shume lire dhe me njerez qe sjane te ketij profesioni, tingujt une si kam mbajtur ne nje bote i kam transmetuar me profesionalizem dhe sensibilitetin e duhur, asnjehere ne egzagjeracion.
3. Mona Agrigoroaiei: Kur dhe pse keni vendosur te keni karriere si soprane?
Alketa Çela: Kur kam qene e bindur nga fundi i Akademise mosha 22 vjec qe kisha punuar mire , mjaft, dhe qe rezultatet ishin ne takim me pas me bindjet e mia.. them ne takim sepse , sa here interpretoja arie te ndryshme studente kisha shume mundesi teknike dhe kjo pas punes vitesh ne skene si nje pjese e imja, keto mundesira me binden qe kisha dicka per te mbrojtur dhe vazhdova me pas te kendoja si soprano profesionale. ne qoftese nuk kisha keto gjera te mbledhura nuk do te vazhdoja kete profesion.Une jam shume realiste dhe cdo profesion duhet te meret me merite.
4.Mona Agrigoroaiei: Cfare do te thote per ju suksesin qe e keni arritur ne karrieren juaj?
Alketa Çela: Krenari. Kur e vogel ne televizionin italian pashe ne direkt Butterfly nga Arena di Verona me me kujtohet akoma sopranon Kabaivanska, u magjepsa me bukurine dhe transmetimin e thelle qe ky art jep. Per mua te kendoj po kete rol tani ne shume skena s,eshte me ender por nje realitet i bukur i zgjuar, eshte suksesi i punes dhe jo i egos> Per mua ky sukses qe kam me rrit , me jep liri zhvillimi.Ky sukses eshte per mua si nje liber ku cdo flete sjell dicka te re, dicka domethenese. Pres nje projekt ose nje faqe tjeter me padurim. Une skam kenduar nje rol ose dy por kam dashur te njoh shume, akoma me shume role .Ky eshte sukses per mua , i dijes i urtesise. Suksesin tim e ndaj edhe me familjen time ne Lion e cila me ka ndjetur prane dhe kuptimi i saj eshte nje hap i madh.
5. Mona Agrigoroaiei: Cfare plane keni per sezonet e ardhshme?
Alketa Çela: Kam nje seri koncertesh ne France me repertor italian dhe francez duke filluar nga 15 dhjetori, nje takim i madh per mua eshte roli i Violetta Valery ne Operen Kombetare te Polonise ne Varshave ne 7, 9, dhe 12 prill 2017. Gjithashtu kam krijuar festivalin e pare operistik ne Lion ‘Lyon Grand Festival Opera’ ku ne 1 korrik do te jem Madama Butterfly, kemi organizuar kete edicion me artista te njohur francez dhe te huaj te shoqeruar nga orkestra sinfonike e Lionit. Jam mese mirenjohese per hapat e para te mbeshtetjes financiare te sponsorve nga te gjitha fushat. Detyra jone eshte niveli i madh artistik , mbrojtja e artisteve atje dhe zhvillimi dhe dinamizmi i jetes kulturale ne lion , France dhe pse jo me pas ne Evrope.
6. Mona Agrigoroaiei: A keni raporte me Moldoveanu e Zeani qe performojne ne Operen Kombetare Rumune, dhe cfare mendoni per ta?
Alketa Çela: Jo, skam raporte me ta por vetem adhuroj artin e tyre , bukurine e zerit e materialitn vokal ne fillim, pastaj madheshtine e tyre si kengetare me nje personalitet artistik te vecante , me nje signature vokale te forte, keto zera te vecante me kane bere te studjoja edhe une kete art. Kam pasur rastin ti shkruaj pak Maestros Moldoveanu. Them meqenese ju me pyetet per kengetaret Rumun. Kam shume respekt per shkollen vokale Rumune pasi ka qene nje Shtet i cili per mua, komunizmit dhe veshtiresive i eshte pergjigjur fort mire me Artin Operistik ose daljen e shume personaliteteve ne fusha te ndryshme. Ju falenderoj per respektin dhe per kete interviste. Alketa Cela
Ketu po ju le edhe adresen e te-web-it tim, shume kritike si ne Gazeten Le Monde me kane cilesuar si soprano me ze diellor , po ashtu lluksoz me kualitet interpretativ te larte: www.alketacela.com