“Illyria”, me një numër festiv për 28 Nëntorin
Gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” ka botuar numrin e saj të përvitshëm kushtuar 28 Nëntorit, festës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit.
Shkrime me vlera historike dhe kulturore, krijime letrare e mbresa nga jeta në komunitetin shqiptar në SHBA janë derdhur në 120 faqet e saj, në shqip dhe anglisht. Mes tyre biznese nga më të njohurat, organizata dhe figura të njohura të botës shqiptare kanë bërë urimet e tyre për festën më të madhe kombëtare shqiptare.
E themeluar në 1991, “Illyria” botohet në New York dhe është një nga zërat më të fuqishëm të kauzës kombëtare shqiptare në SHBA. Ajo mund të gjendet në pikat e shitjeve të gazetave në mbarë qytetin e New York-ut si dhe shkon me abonime në mbarë Shtetet e Bashkuara, nga Florida në Alaska. Mbi një milionë shqiptarë kanë shfletuar shkrimet e saj në faqen e internetit (www.illyriapress.com) dhe në llogarinë e saj në Facebook.
Gëzuar festën!
Numrin special të 28 Nëntorit 2016, mund ta lexoni këtu: Illyria