Rrëfimi i aktorit të njohur: Si më përzuri portieri i kinemasë në premierën e filmit tim
Aktori i njohur i kinemasë Astri Çerma i cili tashmë jeton prej vitesh ne SHBA ka sjellë edhe njëherë për publikun kujtimet e filmit “Në fillim të verës” ku luan një nga rolet kryesore. Ne 41 vjetorin e këtij filmi te njohur ai kujton te gjitha peripecitë për të qënë i pranishëm në premierën e filmit qe jepej për herë të parë në kinema “Partizani’
“Si sot e 46 vjetë më parë,më 25 nëntor 1975,tek kinema “Partizani”,në orën 6 mbas dite,u bë premjera e filmit “Në fillim të verës”..
Në atë kohë isha i angazhuar me filmin “Thirrja” në Shkodër..Luçin e kisha lajmëruar me telefon se do të vija dhe i thashë të më presë në konvikt,se nuk i dihej mbrritjes . Dhe ,ke parë…ashtu ndodhi..
Me dhanë “xhipsin” e filmit në dispozicion dhe megjithes unë u bëra gati që në mëngjez,pengesa të ndryshme na bënë që të të nisemi aty nga ora dymbëdhjetë e gjysëm. Ishim tre vetë.Shoferi,unë dhe Kiço Blushi,i cili,në atë kohë punonte si “skenarist” në kinostudio.
Deri në Laç çdo gjë shkoi mirë,por,aty,në të dalë,tek rruga e drejtë me plepa, befas,dy “shyta” që “përpiqeshin” të parakalonin njëra tjetren,na bllokuan tërë rrugën dhe…
As vetë nuk e dimë si shpëtuam.
Siç morëm vesh më vonë kur “u përmëndëm”,shoferi,një të kthyer të timonit,një goditje rreshqiturazi tek parafangua e pasme me parakolpin e “shytës”,dy,tre rrotullime në ajër,përplasje tek plepi,dhe,për fat,përfunduam në kanalin anësor.Shoferat e “shytave” ndaluan dhe të alarmuar u sulën të na ndihmojn
Përveç ”hutimit”dhe një gërrvishje tek balli ku bulonte pak gjak i Kiços,asgjë tjetër. Dolëm nga makina dhe..”paf,puf” përnjëherë cigaret..Asnjeri nuk fliste.Tym dynjaja..
.Dy shoferat e “shytave” mbasi u siguruan se nuk kishim gjë më “zarar”,me vrap nxorrën kavot dhe,një tërhequr “xhipsit” e nxorrën në rrugë…Kullonte ujë…Shoferi,pasi “shkuli” copën e parafangos që varej,u fut në xhipse dhe e…ndezi..Ishte në rregull..E la ashtu të “punonte” dhe ndezi një cigare tjetër…Ora po shkonte tre..Ç’të bënim?!.
Për çudi,shoferi,i ulur tek tek vëndi tijë dhe,sikur të mos kisht ndodhur asgjë,sikur ne,të kishim qëndruar vetëm për pushim,sa për cigaret,na dha i qetë..- Nisemi…
Hipëm dhe ..u nisëm.Kiçua vetëm mërmëriste:”Oii…Ne jemi budallenjë…Idjotë..Të marr..Të shkalluar”…dhe vetëm kaq..
Në Fushkrujë,pimë kafe dhe blemë cigare te tjera..As nuk diskutohesh që hecnim vetëm me 35-40 km në orë.. Të gjithë na parakalonin.Kishte që edhe i binin borijes me qesëndi,po…kush ja varte…Vetëm paf,puf cigaret…
Në Tiranë hymë në orën pesë e gjysë.Koçua kërkoi ta ndalonim tek “Vollga”.
.Shoferi desh të më ndalonte tek kinema “Partizani” ku gëlonin njerzit, por ja preva shkurt:- Tek qyteti “studenti” .Godina 20.. .Sapo mbrritëm lajmërova “dezhurnen” për Luçin.Pa mbaruar akoma e bërtitura e saj nëpër shkallë:- Luçianën e kërkon “daja”…Luçi erdhi…- Kam që në orën dy që po pres e veshur – më mërmëriti…
Tek kinemaja arritëm kur dera po mbyllej…Tërhoqa Luçin për dore dhe shtyva njerzit.
– Ku vete ti ore?- mu hakërrye portieri..
– Brenda ore…Si ku vete!…- ja kltheva…
– Ku ore brenda?.Ku e ke ftesën?..- kerrceu .
– Ç’far ftese ore?!…Unë po vij prej Shkodre,ti..
– Ore. Qenke dhe shkodran zotnija jote?..Ku vete pa ftesë ti?!…Ikë ore, qërohu..- më shtyu dhe kërkoi të mbylli deren.
I vra këmbën dhe gjith forcën e shtyva edhe unë..Dhe nuk dihej se si do të përfundonin këto të shtyra po të mos vinte aty Astrit Totua,piktori i filmit.Sa më pa thërriti:
– Ku je more se ty po të presim?.
– Këtu jam – thashë- po s’më le ky…
– Po…s’ka ftesë..- mërmiriti i hutar portieri
– Ça ftese ore…Ky është kryesori..- dhe thërriti fort për andej nga salla.- Erdhi ore erdhi…Prisni pak…
Unë u rrjeshtova me ekipin,regjizorin, skenaristin, operatorin, aktorët,dhe hipa në skenë për ceremonin e rastit,ndërsa Luçin,siç më tha më vonë,Astrit e uli në sallë pranë mamasë së Bujar Lakos…
As mbaj mend se ku dhe si e kam parë filmin së bashku me Demir Hyskien.Kur mbaroi duartrokitje të fuqishme dhe njerëz që na uronin dhe na shtrëngonin duart.Luçi,më gjeti vetë se unë s’po mundia,kaq shumë njerëz më rrethuan.
Edhe Luçi se si më shihte.Ajo dinte që isha aktor. Vetëm kaq.Asgjë tjetër..Kur dolëm përjashtë dhe u drejtuam për tek “vollga” ku e kishim lenë me shoferin te takoheshim për kthimin në Shkodër,Luçi,u pështet pas meje dhe më pëshpërit:” Të kam xhanë”..
Tek “vollga” sapo hymë,na doli përball Kiçua..Ishte “bërë çakërrqef.”.
– U,pu, pu,pu..- tha- Atë që pamë sot..Obobobo..S’kam për ta harruar kurrë…Çfarë…. shpëtimi..Një mrekulli…Oh..Një lindje e dytë -tha…
– Ku e kishte fjalën ai shoku?.Shpëtimi?Mrekullia?Lindia e dytë?Pse?..Ç’far ndodhi sotë?…- më pyeti e shqetësuar Luçi kur u ulëm në restaurant..
– Eee…Po..Ja..Atë që..pamë sot…- e qetësova unë…- Filmi!.. .Për filmin!…Për çfar tjetër?!…”, shkruan Astrit Çerma.