Shqiptaro-amerikanët e festojnë 28 Nëntorin në Brooklyn
Nju Jork, 27 nëntor 2016 – Shqiptaro – amerikanët u mblodhën në Greenwood të Brooklynit, New York City, të shtunën, për të kremtuar 104 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane.
Kremtimet u mbajtën në Liberty View Plaza dhe përfshinë darkë, pije dhe argëtim “live”.
Senela Merulic, që kishte emigruar nga Shqipëria si e re, thotë se nuk e harron të kaluarën e saj.
“I dua traditat tona, ushqimin tonë, muzikën, kulturën, thënë të drejtën, gjithçka”, ka thënë ajo për “News 12”, transmeton Koha.net.
Reporterja e televizionit “News 12” po e përcillte këtë ngjarje ndërsa jepte sqarime për vallen shqiptare, që shkon nga majtas-djathtas, siç sillet Toka rreth Diellit, e që, sipas saj, simbolizon vazhdimësinë e jetës. (r.m.)