Artisti shqiptar i rekordeve Guinness
Saimir Strati është një artist nga Shqipëria, i cili njihet për punën e tij – me teknika të ndryshme – të mozaikëve. Ai nisi karrierën e tij, duke u angazhuar në restaurimin e disa mozaikëve dhe lokacioneve arkeologjike në Shqipëri. Me punimet e tij, ai ka hyrë nëntë herë në Librin e Rekordeve Guinness dhe tani po synon ta thyejë rekordin e dhjetë, me anë të punimit të një mozaiku të Nënës Terezë, të cilin është duke e realizuar në Muzeun e Kosovës. Më poshtë sjellim fotografitë e disa mozaikëve, me anë të të cilëve Strati ka hyrë në Librin e Rekoredeve Guinness.
1: Në 2006, Saimir Strati krijoi një auto-portret të Leonardo Da Vincit, me madhësi 2 me 4 metra, duke përdorur afërsisht 400 kilogramë gozhda. Sipas artistit, çdo gozhdë i ngjan një pikseli. Më 4 shtator 2006, ky punim u konfirmua në Tiranë nga Libri i Rekordeve Guinness si mozaiku më i madh në botë i punuar nga gozhdët.
2: Më 26 korrik 2007, Saimir Strati nisi punën e një mozaiku nga rrëmojëset, me madhësi 4 me 2 metra, për të krijuar imazhin e një kali. Ky punim, sipas artistit, i është kushtuar Antonio Gaudit dhe u konfirmua më 4 shtator 2007 si mozaiku më i madh në botë i punuar nga rrëmojëset. Për mozaikun, që u shfaq në Qendrën Ndërkombëtare Kulturore Arbnori në Tiranë, u përdorën 1.5 milion rrëmojëse.
3: Më 20 korrik 2008, një marrëveshje ndërmjet artistit Saimir Strati dhe hotelit Sheraton Tirana çoi në nisjen e punëve të një mozaiku me konceptin Mesdheu. Për të u përdorën 229, 764 tapa mbi një sipërfaqe prej 91, 87 m2. Mozaiku u kompletua brenda 27 ditësh në Hotelin Sheraton.
4: Në nëntor të vitit 2009, Saimir Strati përfundoi mozaikun më të madh me brusha ngjyrash, i cili u punua në çdo qytet të Shqipërisë dhe përfundoi në qendër të Tiranës. Ai u punua për nderë të artistit Michael Jackson, pas vdekjes së tij.
5: Mozaiku për nder të artistit Michael Jackson, nga Saimir Strati.
6: Për ditën e Rekordeve Botërore Guinness, në nëntor 2010, Saimir Strati krijoi mozaikun më të madh, të punuar me vidha, të një kartëmonedhe. Ky punim iu dedikua të gjithë artistëve kudo në botë. Për të u përdorën 350,000 vidha dhe ky mozaik u realizua brenda 10 ditësh.
7: Mozaiku më i madh në botë i një kartëmonedhe të punuar me vidha. / Saimir Strati
8: Më 4 shtator 2011, mozaiku më i madh në botë i punuar me kokrra të kafesë shënoi rekordin e gjashtë botëror të artistit Saimir Strati. Në këtë mozaik u përfshin pesë karaktere, secili prej tyre përfaqësonte një kontinent. Ai përdori më shumë se 1 milion kokrra të kafesë për këtë mozaik.
9: Në nëntor të vitit 2016, Saimir Strati, përmes një mozaiku të Nënës Terezë, të cilin po e punon me kapëse teli në një dimension prej 10 metra katrorë, synon të hyjë për herë të dhjetë në Librin e Rekordeve Guinness.
10: Artisti Saimir Strati po përdorë mbi 1 milion e 500 mijë tela të bardhë dhe ngjyrë kafe për mozaikun e Nënës Terezë.
11: Finalizimi i mozaikut të Nënë Terezës në Prishtinë, nëntor 2016. / Saimir Strati
Please follow and like us: