Albspirit

Media/News/Publishing

Dalin dy dokumenta të rinj/ A ishte Nexhmije Hoxha anëtare e Partisë Fashiste?

Historiani Kastriot Dervishi që ka punuar më herët si Drektor i Arkivit të Shtetit nxiti një debat të madh me një dokument të publikuar pak ditë më parë që tregonte se bashkëshortja e Enver Hoxhës kishte qenë anëtare e Partisë Fashiste të Shqipërisë. Vetë Nexhmije Hoxha e mohoi ndërsa nuk ishin të paktë ata që thanë se dokumenti ishte i falsifikuar. Nisur nga ky debat Dervishi ka nxjerrë nga arkivi dy dokumenta të tjerë.

“Dy dokumente të tjera nga praktika e pranimit në Partinë Fashiste. Bashkëlidhur nga e njëjta praktikë dokumentare që lidhej me pranimin në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglini në nëntor 1941, dy dokumente: njëri që lidhet me vërtetimin e fotografisë dhe nënshkrimit përpara noterit dhe tjetri i Prefekturës së Tiranës që vërteton se zonjusha kishte “sjellje të mira politike dhe morale”. Në ditet e tjera një dokument tjetër vërtetues pse ishin fashistë të gjithë personat që punonin në administratë në atë kohë” – shkruan Dervishi në Facebook.

Please follow and like us: