Erza Muçolli, vogëlushja shqiptare që me grupin e saj francez po mbush sallat e koncerteve
Erza Muçollin e njohim si vajzën e vogël që në Francë po mahnit juritë e spektakleve muzikore.
Erza ishte e pranishme në ‘France`s Got Talent’ ndërsa tani është pjesë e ‘Kids United’, një grup i fëmijëve të talentuar në Francë që po shëtisin nëpër shtet për të kënduar.
Janë pesë fëmijë që e krijuan grupin vitin e kaluar, ndërsa me ndihmën e UNICEF shëtisin në mbarë botën, me këngë për paqen dhe shpresën. Secili fëmijë është mes moshës 9 e 16 vjeç.
Please follow and like us: