Albspirit

Media/News/Publishing

Japoni, i dashuri perfekt gjendet në telefon

Rritja në internet e lojërave që në thelb kanë romancën, apo aplikacionet e këtij lloji po krijojnë iluzionin se i dashuri perfekt ndodhet brenda telefonit. Ky fenomen po vihet re më së shumti në Japoni.

Kur 22-vjeçarja Ayumi Saito u nda nga i dashuri i saj, ajo nuk gjeti ngushëllim tjetërkund, përveçse me një aplikacion që shkarkoi në telefon, i cili jep të gjitha opsionet për të krijuar të dashurin tënd virtual.

Ajo u kthye në një nga miliona gratë e tjera japoneze, që intimitetin po ia lënë në dorë fantazisë dhe personazheve virtuale në “smartphone”-t e tyre.

“Kur isha e lodhur në fund të ditës, para se të shkoja për të fjetur, ndihesha aq e lehtësuar kur dëgjoja fjalët e tij të ëmbla”, thotë Ayumi Saito.

Ajo që po ndodh me Saiton nuk është aspak e pazakontë. Në vitin 2014, industria e lojërave romantike në Japoni arriti vlerën e 130 milionë dollarëve. Në një shoqëri ku 44.2% e grave, gjysma e të cilave janë nga 18 vjeç deri në 34 vjeç, nuk kanë pasur asnjëherë raport me një mashkull, kjo industri duket se ka realizuar intimitet të simuluar në Japoni.

“Këto aplikacione romantike më bëjnë të ndihem sikur kam rënë në dashuri vërtet me dikë. Djemtë virtualë në lojë kanë diçka që i mungon djemve në jetën e reale”, thotë Youirka choo.

Aplikacionet janë nga më të ndryshmet. Industria po bën fitime marramendëse duke iu shitur vajzave idenë e “të dashurit perfekt”.

Please follow and like us: