Kim dhe Kloe Kardashian kanë provokuar sërish me fotot e publikuara së fundi, duke mbushur faqet mediave të show biz-it. Motrat e famshme shfaqen të shtrira në rërë, tepër sensuale, duke vënë në pah armën më të fortë të arsenalit të tyre. Yjet e Reality-show janë bashkuar në një fushatë publicitare, në promovimin e linjës së veshjeve “Yeezy Season 3”, një linjë e bashkëshortit të Kim Kardashian, Keni Uest.

Fushata publicitare është ideuar nga vetë Keni Uest. Mediat rozë shkruajnë se këto foto janë bërë para disa muajsh, pasi Kim Kardashian është larg prozhektorëve që prej kohës kur u grabit në Paris, një ngjarje që i tronditi jetën.