Obama: Do reagoj kundër Trump nëse kërcënohen SHBA
Me një deklaratë aspak të zakontë, presidenti amerikan Barack Obama tha se do të vijojë të komentojë, edhe pse jo e zakonshme për një president të larguar, veprimet e Donald Trump nëse ato do të kërcënojnë në një farë mënyre vlerat thelbësore amerikane.
“Nëse ka ndonjë çështje që prek thelbin e vlerave dhe idealeve tona, mbrojtjen e të cilave unë e konsideroj të nevojshme, atehërë do ta shqyrtoj situatën me kujdes.”
Këtë deklaratë, Obama e bëri në Peru ku ndodhet për samitin për Bashkëpunimin Ekonomik Azi – Paqësor. Obama gjithashtu tha se do të përpiqet të arrijë një marrëveshje për një zgjidhje paqësore në Ukrainë përpara se të largohet nga zyra e presidentit.
Nga ana tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se ka bashkëpunimi me administraten Obama ka qenë i vështirë por është shprehur optimist për marrëdhënien e re mes dy vendeve pas fitores së Donald Trump.
“Donald Trump ka konfirmuar synimin e tij për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Nga ana ime, unë do të bëj të njëjtën gjë”.
Sakaq, grupet e të drejtave të njeriut janë të shqetësuar me përzgjedhjet politike të administratës Trump. Steve Bannon, i zgjedhur si kryestrateg nga Trump, ka qenë me parë drejtuesi i një website të akuzuar për promovimin e racizmit.