Rusi: Zgjatet paraburgimi i gazetarit të arrestuar për spiunazh

Një gjykatë në Moskë ia ka zgjatur masën e ndalimit gazetarit nga Ukraina, Roman Sushchenko, i cili po mbahet i paraburgosur në Rusi me dyshimin se është spiun.
Gjykata e Qarkut të Lefortovos, më 28 nëntor ka urdhëruar zgjatjen e masës së paburgimit të gazetarit në fjalë deri më 30 janar të vitit 2017.
Sushchenko, korrespondenti i agjencisë së lajmeve “Ukrinform” i cili ka raportuar nga Parisi, është paraburgosur në Moskë më 30 shtator. Ai ishte ndaluar me dyshimin se ka mbledhur informacione të fshehta. Më 7 tetor i është ngritur aktakuzë për spiunim.
Qeveria e ukrainase e ka hedhur poshtë dyshimin se Sushchenko është agjent i shërbimeve të inteligjencës.
Në muajin tetor, Ministria e Jashtme e Ukrainës i ka dorëzuar një notë proteste konsullatës ruse në Kiev duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit në fjalë.