Fjalët e gjuhës së zjarrtë ndër shekuj
Shpallja e pavaresise se Shqiperise me 28 nentor te vitit 1912 eshte ngjarja me e madhe dhe me e rendesishme ne historine shumeshekullore te kombit tone. Eshte kurorezimi i suksesshem i te gjitha perpjekjeve, i te gjitha lufterave qe ka bere populli yne gjate gjithe historise se tij te lavdishme. Kjo fitore perfundimtare u arrit vetem atehere kur te gjitha forcat politike, intelektuale, shoqerore, ushtarake u bashkuan dhe vepruan si nje force e vetme dhe e fuqishme. Prandaj 28 Nentori na sjell gjithmone nje porosi te madhe: ate te bashkimit kombetar.
Nje rol te rendesishem e te pazevendesueshem ne ngritjen e ndergjegjes kombetare, ne zgjimin kombetar e kane luajtur edhe poetet, publicistet, aretistet, studiusit qe me vargjet, veprat e tyre i ndriconin rrugen dhe i prinin popullit. Me angazhimin e tyre te drejtperdrejte ne rrjedhat e Levizjes Kombetare Shqiptare per liri e pavaresi dhe me veprimtarine e tyre te gjithanshme letrare, kulturore, arsimore, atdhetare ata u bene embleme e kesaj levizje vendimtare ne zgjimin e ndergjegjes kombetare dhe fuqive te fjetura te popullit tone, duke i kujtuar atij te kaluaren e lavdishme e heroike te bijve te arbrit, Periudhen e lavdishme e mitike te Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. Rilindesit tane mendjendritur u perpoqen me mish e shpirt, me pushke e pene per ta mbajtur gjalle shpirtin e arberit, identitetin dhe qenjen shqiptare. Ky ishte misioni i shenjte qe Rilindesit tane i kishin ngarkuar vetes dhe vepres se tyre atdhetare. Disa madje e flijuan edhe jeten e tyre per lirine e Shqiperise. Ata e ndien si nevoje shpirterore, si detyre atdhetare qe me vargjet, rreshtat, kenget e tyre ta zgjonin popullin nga agonia, nga gjumi i rende i roberise shumeshekullore.
Poezia ishte ajo forma letrare e artistike qe depertonte me lehte e me thelle ne shpirtin, zemren e shqipareve. Kangjelat e De Rades u perhapen si kandila te ndezur neper trojet dhe ngulimet (kolonite) shqiptare dhe u ndriconin atyre rrugen per liri e pavaresi. Poetet e Periudhes se Rilindjes sone Kombetare i kendonin me dashuri natyres se bukur shqiptare, burrave te medhenj te kombit tone, gjuhes shqipe dhe ngrenin lart virtytet, vlerat e larta e te cmueshme te popullit tone: burrerine, besen, mikpritjen, etj. Me sa dashuri e adhurim poetet dhe atdhetaret tane: Naim Frasheri, Dom Ndre Mjeda, At Gjergj Fishta e shume te tjere, vargjet me te bukura ia kushtuan gjuhes shqipe, gjuhes sone te embel e te dlire, sepse ata e dinin fare mire se gjuha pasqyron kombesine, eshte identiteti i nje kombesie: pa gjuhe shqipe nuk ka shqiptare dhe pa shqiptare nuk ka gjuhe te gjalle shqipe. Vargjet e Naimit: “O mallet e Shqiperise e ju o lisa te gjate! / Fusha te gjera me lule, q’u kam nder ment dit’ e nate!” e shume vargje te tjera u perhapen ne te gjitha trojet shqiptare. Disa madje u ben edhe kenge. Cajupi u kujtonte shqiptareve se: “Memedhe quhet toka / ku me ka rene koka…” Madje ai u bente thirrje te drejtperdrejte gjithe shqiptareve qe t’i rrembenin armet e te ngriheshin kunder turkut: “Shqiperine e mori turku, i vu zjarre / Shqipetar mos rri, po duku shqipetar”.
Vjersha “O moj Shqypni” e Vaso Pashes padyshim eshte vjersha me popullore e me me ndikim e shkruar ndonjehere ne gjuhen shqipe. Eshte kjo nje thirrje prekese dhe emocionuese per zgjimin kombetar, per te ngjallur dashurine dhe krenarine e shqiptarit per Shqiperine, dikur “Zonje e Rande”. Besoj se nuk ka shqiptare qe nuk i di permendesh vargjet emblematike: “E mos shikoni kish e xhamija, / Feja e shqyptarit asht shqyptarija!” Jane keto vargje, eshte kjo shprehje mjaft domethenese qe e vulosi tolerancen tone nderfetare, qe zuri vend ne mendimin e luftetareve kombetare shqiptare gjate Periudhes se Rilindjes e qe per fatin e mire te popullit tone, vazhdon edhe sot. Shume atdhetare e studiues te asaj periudhe iu kishin perveshur punes per ta vjelur pasurine gojore, folklorike te popullit tone. Te tjeret po hartonin abetare e libra shkollore per shkollat shqipe. Ndersa Sami Frasheri me shkrimet e tij historike, filozofike, enciklopedike, sidomos me vepren e tij te njohur, Shqiperia cka qene c’eshte e cdo te behet”, po projektonte Shqiperine te cliruar nga turqit, po projektonte Shqiperine e enderrimeve te Rilindesve dhe popullit tone.
Mund te permend ketu edhe dhjetera poete, shkrimtare, folkloriste, studiuese e publiciste te tjere dhe mund te citoj me qindar vargje te tjera, por porosia do te ishte e njejte, perfundimi do te ishte i njejte. Vargjet qe thuren keta poete, veprat qe hartuan keta shkrimtare e atdhetare, jane fjalet e gjuhes se zjarrte qe rrezatojne dashuri per atdheun, kombin tone, jane vargje e vepra qe u ben kushtrimi i lirise. Muza e tyre ishte dashuria e pakufijshme per atdheun, popullin e shumevuajtur dhe perpjekjet e tij per liri e pavaresi.
Ndoshta cilesia e krijimeve te poeteve tane nuk mund te krahasohet me krijimet e poeteve te shekullit te XIX te epokes se ashtuquajtur “belle letters”, por ajo eshte nje rast i rralle ne letersine boterore ku poezia i prin popullit, ku vargjet ngjhallin nderrgjegjen kombetare, ku poezia ka nje mision te shenjte, me te larte se ai i mirfillte letraro – artistik. Te mos harrojme se pjesa dermuese e popullsise shqiptare te asaj kohe ishte analfabete, por ata i dinin permendesh keto vargje. Ato perhapeshin goje me goje.Periudha e Rilindjes Kombetare hodhi themelet per zhvillimin e letersise, publicistikes, artit dhe kultures shqipatre ne pergjithesi.
Edhe brezat e mevonshem te poeteve e shkrimtareve tane, sidomos atyre te Kosoves, e vazhduan traditen e Rilindesve tane. Kosova dhe viset tjera shqiptare mbeten jashte kufijve shteteror te Shqiperise, prandaj popullsia shqiptare e ketyre trojeve po ballafaqohej me te njejtat sfida qe u ballafaquan shqiptaret gjate sundimit turk. Dikush duhej t’i dilte ne mbrojtje, t’i printe atij populli. Dhe perseri ishin poetet dhe intelektualet qe e moren persiper kete barre. Kjo me se miri dhe ne menyren me te drejtperdrejte e me te qarte paraqitet te poeti dhe intelektuali, Esad Mekuli dhe poezia e tij “Popullit tim”: “Deshta, shume kam dashte deshirue / Qe me kange te trimnoj / Me fjalen tande te ndrydhun / Te ngreje fuqite prej gjumit…” Vargu poetit, Ali Podrimja, “Kosova eshte gjaku im qe nuk falet” u be burim frymezimi, u be thirrje per te gjithe shqiptaret qe u perpoqen dhe luftuan me pushke e pene per lirine e Kosoves.
Nje rol po aq te rendesishem lujaten edhe kenget atdhetare (patriotike), si: “Per Memedhene”, Dalengadale po vjen behari”, “Vlora, Vlora” e shume te tjera qe u kenduan nga luftetaret e lirise, nga populli liridashes dhe u shnderruan ne himne te lirise.
Poezia, muzika, arti ne pergjithesi shpreh ndjenjat me te holla, ndjenjat me te thella te nje populli. Eshte shpirti i nje kombi dhe e fisnikeron shpirtin, qenjen e njeriut. Rilindesit tane dhe pasardhesit e tyre me vone, me mjeshteri e vune artin e tyre ne sherbim te ceshtjeve madhore te kombit. Ata u ben shembull per brezat e ardhshem dhe jane misherim i rolit qe intelektuali duhet te luje ne castet vendimtare historike te popullit te vet.
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.