Albspirit

Media/News/Publishing

Rusia mund të interferojë në procesin zgjedhor të Gjermanisë

Në një kohë kur Gjermania po përgatitet për të mbajtur zgjedhjet parlamentare gjatë vitit të ardhshëm, shefi i inteligjencës së jashtëme gjermane, Bruno Kahl, ka paralajmëruar se procesi mund të bëhet një shënjtestër e sulmeve kibernetike të Rusisë. Gjatë një interviste të dhënë për mediat, zyrtari është shprehur se kjo interferencë ka për qëllim që të shkaktojë paqartësi në arenën politike vendase. Sipas Kahl, për shkak të ngjarjeve të fundit, Europa është përçarë si rrjedhojë e qëndrimeve të ndryshme që kanë liderët e kontinentin të vjetër për të menaxhuar problematika si kriza e emigrantëve apo lufta kundër terrorizmit. Për këtë arsye, shefi i inteligjencës së jashtëme gjermane është shprehur se vendet europiane mbeten një objektiv i lehtë dhe se Moska do të përpiqet që të ndërhyjë në zgjedhje.

Kjo nuk është hera e parë që një zyrtar i një vendi perëndimor akuzon Rusinë për tentativa interference në procese të brenshme të një shteti tjetër. Edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkaura, Buroja Federale e Investigimit nisi një hetim zyrtar për të parë nëse kishte patur ose jo sulme kibernetike nga ana e Rusisë. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Moskës, përfshirë zyrtarët e lartë por edhe Presidenti Vladimir Putin, i ka konsideruar vazhdimisht këto akuza si të pabaza dhe të pa provuara. Zgjdhjet e ardhshme parlamentare në Gjermani do të mbahet në një datë midis 27 gushtit dhe 22 tetorit. Kancelarja Merkel ka konfirmuar se do të garojë për një mandat të katërt ndërkohë që me interes do të pritet edhe rezultati që do të arrijnë partitë e ekstremit të djathtë, sic është Alternativa për Gjermaninë, një forcë politike me qëndrime kundër emigrantëve.

Please follow and like us: