Albspirit

Media/News/Publishing

Bashkëshortja e Donald Trump: Ai është një xhentëlmen

Bashkëshortja e kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump ka deklaruar se i shoqi është një xhentëlmen i vërtetë dhe të gjitha akuzat e grave në drejtim të tij për ngacmime seksuale janë gënjeshtra. Ajo shtoi se komentet që Donald Trump kishte bërë në videon e regjistruar ishin të papranueshme, por nuk përfaqësojnë njeriun që ajo njeh.

Sipas Melania, biseda që Trump bëri me prezantuesin Billy Bush ishte një bisedë “mes djemsh” dhe që nuk duhet të kishte përfunduar në televizion. Videoregjistrimi i publikuar shkaktoi shumë debate, madje dhjetëra republikanë i dolën kundërt.

Në videon e fshehtë, ndër të tjera Trump thotë: “Kur je i famshëm gratë të lejojnë t’u bësh çfarë të duash”.

“Unë e di që ai i respekton femrat dhe se ai po mbron veten nga gënjeshtrat. Unë besoj të burri im. Ai është i sjellshëm dhe xhentëlmen. Kurrë nuk do ta bënte një gjë të tillë”, deklaroi në një intervistë për CNN Melania Trump.

Please follow and like us: