Dom Ernest Troshani, rrëfen momentin kur mësoi se u bë kardinal
Kardinali më i ri shqiptar, dom Ernest Simon Troshani, në mikrofonin e kryeredaktorit të programit shqip të Radio Vatikanit, menjëherë pas shpalljes kardinal nga Papa Françesku, rrëfen befasinë për emërimin e tij të papritur si Kardinal, emocionet, mirënjohjen ndaj Papës.
Dom Ernest Simon Troshani me përvujtërinë e tij thotë: “ashtë një nderim tepër i madh për mue, jam shërbëtor i padenjë i Kishës, po gjithçka e gjithmonë për lavd e nderim të Krishtit, të Kishës e të popullit shqiptar”.
I arrestuar në 1963 u lirua në vitin 1990 ai me modesti tregon: “Nuk kam vuajtur vetëm unë, kanë vuajtur të rinj në Spaç. Na ka ruajtur i madhi i Zot.”
Edhe tani në moshën 88 vjeçare Dom Ernest Simon Troshani vijon misionin e tij për të përhapur fjalën e Krishtit në Itali, por dhe në SHBA.