Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, në festën e 28 Nëntorit
Rreth 2,500 shqiptaro-amerikanë janë mbledhur në Brooklyn (Bruklin) ditën e premte, më 26 nëntor, për të festuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë.
Mes pjesëmarrësve kishte edhe një numër zyrtarësh të njohur, si kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, kongresisti Eliot Engel etj.
Një nga organizatorët kryesorë të festës që përfshiu edhe një program shumë të pasur muzikor me këngë, valle, recitime e humor, ishte biznesmeni dhe veprimtari i njohur i komunitetit, Sal Rusi.
Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare bëri përshëndetjen e rastit. E ftuar ishte edhe Ambasadorja Teuta Sahatçiu, Konsulle e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork.
Si kryebashkiaku de Blasio ashtu edhe kongresisti Engel folën dhe uruan shqiptarët për 104-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe lavdëruan kontributin e komunitetit në Nju Jork dhe SHBA.