Albspirit

Media/News/Publishing

Moska kërkon shpjegime nga Erdogan pas deklaratave për Assadin

Moska kërkon shpjegime nga Erdogan pas deklaratave për Assadin

Rusia njoftoi sot se priste shpjegime nga presidenti turk, Recep Tayip Erdogan pas deklaratave të tij, sipas të cilave ndërhyrja ushtarake turke në Siri parashikon fundin e mbretërimit të tiranit Bashar al-Assad.

“Kjo është një deklaratë shumë e rëndë që bie ndesh me të gjitha deklaratat e mëparshme”, theksoi për shtypin zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

“Ne shpresojmë gjithashtu që partnerët tanë turq të na japin sa më shpejt shpjegime lidhur me këtë çështje”, nënvizoi ai.

Recep Tayip Erdogan konfirmoi dje, gjatë një takimi në Stamboll, që ushtria turke angazhuar që prej verës në një operacion ushtarak në Siri kishte vetëm një objektiv “për t’i dhënë fund mbretërimit të tiranit Asad (…) dhe asgjë tjetër”.

Për ministrinë siriane të Punëve të Jashtme, këto deklarata tregojnë hapur se agresioni flagrant turk kundër territorit sirian është si rezultat i ambicieve dhe iluzioneve ekstremiste (…) që e kanë transformuar Turqinë në një bazë për grupet terroriste me të njëjtën ideologji dhe që punojnë për destabilizimin e Sirisë dhe Irakut, transmeton atsh.

“Liderët, ushtria dhe populli i Sirisë nuk do të lejojnë këtë tiran autokrat të ndërhyjë në çështjet e tyre”, theksoi ministria në një komunikatë duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar t’i japë fund reagimeve të Erdoganit dhe ndërhyrjeve të tij në çështjet e rajonit.

Që prej muajit gusht, ushtria turke vazhdon operacionin ambicioz në Siri që parashikon vrasjen e xhihadistëve në rajonet pranë kufirit, por gjithashtu dhe të ndalë avancimin e milicëve kurdë të Sirisë.

Please follow and like us: