Albspirit

Media/News/Publishing

“Nder i Kombit” për kompozitorin Tish Daija

1 Me propozim të Akademisë së Shkencave, akademiku dhe kompozitori i shquar Tish Daija (1926-2003) vlerësohet me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, në 90 vjetorin e lindjes nga Presidenti i Republikës së Shqipërisëm,Bujar Nishani.

“Kompozitor i baletit të parë shqiptar, autor i qindra krijimeve muzikore me njohje kombëtare dhe ndërkombëtare, pedagog e akademik, drejtues historik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Me krijimtarinë e tij ndër vite popullarizoi vlerat e artit muzikor dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi”, ishte motivacioni i dekoratës “Nderi i Kombit”.

Ceremonia e dekorimit u zhvillua në ambientet e Presidencës me pjesmarrjen e kreut të shtetit, përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave, familjarëve, miqve e kolegëve të akademik Tish Daisë14963390_1152468301455011_1942921565539602494_n

Tish Daija, Artist i Popullit, kompozitor, pedagog

Ka lindur më 30 janar 1926 në Shkodër. Që i vogël duke qëndruar pranë babait që ishte orkestrant i shquar,  u duk pasioni i tij dhe përvetësoi elementët fillestar të muzikës. Kur ishte 10 vjeç u bë pjesëmarrës në bandën muzikore ”Antoniane” që drejtohej nga muzikanti i njohur, Prenk Jakova. Në vitet ’40 kompozoi këngë  të cilat u vlerësuan ndër më të mirat e kohës. Pas vitit 1944 kreu shkollën e mesme në Shkodër. Në vitin 1951 shkoi për studime në Bashkimin Sovjetik, gjatë kësaj periudhe studentore për arsye të krijmtarisë muzikore u radhit në  emrat e studentëve të shquar të Konservatorit.

Pas kthimit në atdhe u bë një nga muzikantët më të njohur shqiptarë. Për rreth 20 vjet ishte Udhëheqës Artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili në këto 20 vjet u bë i njohur kudo në Europë. Krijimtaria e tij është shumë e gjerë dhe e larmishme. Fillon me kompozimet që i përkasin muzikës së lehtë, pra këngët ”Me lule të bukura”, ”Ndal bre vash”, ”Flakë o borë” etj. Tish Daija është dhe autor i shumë veprave të mëdha muzikore si opereta ”Lejlaja”, ”Pranëvera”, si dhe baletin e parë shqiptarë ”Halili dhe Hajria”. Ai është themeluesi i Katedrës së Kompozicionit në Akademinë e Arteve të Bukura, ku ka dhënë kontributin e tij të vyer dhe si pedagog. Tish Daija ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si dhe mban titullin e lartë Artist i Popullit. Ai u nda nga jeta më 3 Tetor të 2004 në moshën 78-vjeçare.

Please follow and like us: