Albspirit

Media/News/Publishing

Nëna Tereze (Biografi dhe tregim forografik i jetës) – nga Maya Gold

Nëna Tereze (Biografi dhe tregim forografik i jetës) - nga Maya Gold

Ne vitin 2014 Shtëpia Botuese DK në New York kishte botuar një libër të vogël me shumë fotografi dhe një biografi të shkurtër të Nënës Tereze. Vepër e shkëlqyeshme e këtij lloji. Është një libër doracak, i ndarë në 14 kapituj ku bëhet një përshkrim i qartë dhe i shkurtër për jetën dhe veprimtarinë e Nënës Tereze. Ky libër i vogël është ilustruar me më shumë se 100 fotografi shumica e të cilave nuk jane parë në botimet tjera. Autorja Maya Gold kishte lidhje personale me Nënën Tereze. Edhe pse është në gjuhën anglishte, do të ishte mirë që shqiptarët ta kenë këtë vepër të mrekullueshme. Nga ky libër i vogël lexuesi mëson gjërat më kryesore për Nënën Tereze. Gjuha e bukur dhe fotografitë e veçanta e bëjnë këtë libër shumë të dashur për lexuesin. është si një ungjill i vogël që kushton vetëm 6 dollarë. Në vazhdim mund të lexoni pjesë të rëndësishme të këtij libri.

Kapitulli 1: ”TRËNDAFILJA E VOGëL”. ”Për shumicën e njerzëve fjalët i pasur dhe i famshëm kanë një pikëtakim të përbashkët. Është vështirë të imagjinosh personalitet kaq të famshëm që në moshë të re ishte larguar nga shtëpia e saj për të vazhduar jetën fetare, duke hequr dorë nga të gjitha të mirat e kësaj jete dhe këtë e kishte bërë vetëm për të ndihëmuar “të varfërit e më të varfërve”. Një vepër të tillë e kishte bërë Nëna Tereze e Kalkutës, duke themeluar shtëpinë e parë për të varfërit në Indi dhe më vonë në shumë vende të botës. Deri në vitin 1997 kur Nënë Tereza u largua dhe shkoi në amshim, Misionit të saj Bëmirës iu bashkuan mijëra veta. Kush ishte kjo grua dhe nga vinte ajo? Çka e fymëzoi që të bënte një jetë të tillë. Nënë Tereza e qaunte veten “një laps i vogël në dorë të Zotit” dhe kështu ajo u bë ndër personalitetet më të famshme të shekullit 20. Gonxhe Bojaxhiu lindi në Shkup të Maqedonisë. Këtë vajzë të vogël e quanin Gonxhe që në shqip do të thotë një trëndafile e vogël. Ajo kishte një vëlla dhe një motër Lazërin e Agen që të dy më të moshuar. Babai i saj Kolë Bojaxhiu ishte një biznismen i suksesshëm në fushën e ndërtimtarisë dhe tregtar i njohur që udhëtone në Evropë, bile edhe në Egjipt. Kolë Bojazhiu kishte disa ortakë në punët e tij ekonomike. Ai furnizonte qytetin me të mira materiale, siç ishin ilaçet, veshmbathjet, vajrat kafja dhe sheqerri. Të gjithë shokët e tij e quanin Kolë Bojaxhiun “burrë të pashëm” sepse kishte musteqe të mëdha dhe ishte i njohur për dhuratat e fëmijëve. Kola u tregonte fëmijëve për vendet e huaja që ai vizitonte. Kolë Bojazhiu shkruan Maya Gold ishte shumë aktiv në jetën kulturore të Shkupit. Ai kishte financuar ndërtimin e teatrit të parë në këtë qytet. Kolë Bojaxhiu fliste 5 gjuhë të huaja. Ai ishte nacionalist i shquar dhe kishte bërë shumë përpjekje për pavarësinë dhe bashkimin e tokave shqiptare. Në kohën kur lindi Nëna Tereze shqiptarët kishin themeluar Lëvizjen Kombëtare për Pavarësi. Perandoria Otomane ishte kundër alfabetit latin për shkrimin e gjuhës shqipe. Ata kërkonin që kjo gjuhë të shkruhej me germa arabe. Në shtëpinë e Kolë Bojaxhiut shkonin për takime patriotë shqiptarë dhe bisedonin për çështje kombëtare. Tryeza e tij e bukës ishte e shtruar për dreka dhe darka, bile në këtë shtëpi deri në orët e vona të natës dëgjohej kënga dhe hareja. Bashkëshortja e tij Dranja ishte një shtëpiake mrekullueshme. Ajo ishte fetare e madhe. Dranja shkonte çdo mëngjez në “Kishën Zëmra e Krishtit”.

Kapitulli 2: “ATDHEU ËSHTË ATJE KU ËSHTË NËNA”. Në kohën e fëmijërisë së Gonxhe Bojaxhiut , Evropa Qëndrore ishte përfshirë në luftëra të mëdha bile në kohën kur ajo ishte 4-vjeçare kishte filluar Lufta e Parë Botërore. Edhe pse Shkupi nuk ishte qëndër luftimesh, kufijët kombëtar kishin pësuar ndryshime. Kolë Bojaxhiu ishte shumë i bindur për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Në vitin 1919 Kolë Bojaxhiu kishte udhëtuar për në Beograd për të marrë pjesë në një mbledhje politike. Por pas dy ditësh ishte kthyer urgjentisht në Shkup, duke u shtruar në spitalin e qytetit, ku edhe kishte vdekur pas disa orësh. Mjekët dhe të afërmit e tij ishin të bindur se Kolë Bojaxhiu ishte helmuar në Beograd. Djali i tij Lazri, tërë jetën kishte thënë se babai i tij ishte helmuar në Beograd për çështje politike. Pas vdekjes së tij familja e Kolë Bojaxhiu kishte përjetuar ditë të vështira dhe varfëri të madhe për faktin se ortaku i tij italian ia kishte uzurpuar pas vdekjes të gjithë pasurinë. Atëherë Dranja u detyra të punojë si rrobaqepse. Në këtë kohë në “Kishën Zemra e Krishtit” shërbente meshtari kroat Franjo Jambrekoviq, që ishte i devotshëm dhe shumë i ditur. Të gjitha frymëzimet dhe drejtimet e ardhmerisë, Nëna Tereze i kishte marrë prej tij. Ai i kishte treguar gjërsisht për veprimtarinë e misionarëve jezuit dhe të motrave në Bengali të Indisë. Ky meshtar e kishte frymëzuar Gonxhe Bojaxhiun për t’iu bashkuar Kuvendit të Motrave të Loretos në Indi. Kole Bojaxhiu dhe familja e tij ishin shquar për vepra bëmirëse, bile edhe në kohën kur ishin shumë të varfër pas vdekjes së Kolës. Drane Bojaxhiu në ato kushte të vështira jetese kishte pranuar në shtëpinë e saj 6 fëmijë jetim.

Kapitulli 3: “MOTRA E LORETOS”. Këtu bëhet fjalë për udhtëtimin dhe kohën që Nëna Tereze kaloi në Irlandë, ku bëri pothuajse të gjitha përgatitjet për misionin e saj në Indi. Në Irlandë Agnes Bojaxhiu mësoi anglishten, bile shumë shpejt sepse kishte trashëguar aftësitë e babait Kolë për mësimin e gjuhëve të huaja. Irlanda ishte një vend shumë i ftoftë e jo si Shkupi qyteti i saj i vendlindjes. Mësimi i gjuhës anglisht ishte i detyrueshëm pasi që kjo ishte gjuha zyrtare e Indisë ku Nëna Tereza do të vendosej përgjithëmonë.

Kapitulli 4: “DARJEELING”.
Ndalesa e parë në Indi ishte limani i qytetit Madras. Këtu Motra Tereze u befasua nga varfëria e madhe që pa me sytë e saj. Edhe pse Shkupi i saj kishte qenë një qytet shumë i varfër prapëseprapë nuk kishte asnjë krahasim me Madrasën. Mijëra familje qëndronin të shtrira natë e ditë nëpër rrugët e atij qyteti. Nëna Tereze kishte thënë: “Sikur populli im ta kishte parë vetëm një herë varfërinë e Kalkutës, nuk do të ishte ankuar asnjëherë për varfërinë atje. Pasi qëndroi një kohë të shkurtër në Kalkutë Nëna Tereze u nis me tren për Darjeeling që gjëndet pranë Maleve Himalaje. Kjo rruge ishte 700 mkilometra e gjatë, dhe ishte një udhëtim dramatik. Darjeelin është i njohur për çajra të mrekullueshme. Këtu “Motrat e Loretos” bënin ushtrime të jashtzakonshme shpirtërore. Ishte ambient i shkëlqyeshëm për ushtrime të mëtejshme në këtë mision supërhuman. Në këto ushtrime Motra Tereze u tregua shumë e zellshme dhe u kishte rënë në sy të gjithëve. Duke parë punën dhe sjelljet e saj, motrat dhe autoritetet fetare filluan ta quajnë nënë. Ajo i mësoi shumë shpejtë gjuhët: bengali dhe hindu. Më 24 Maj të vitit 1934 bëri betimin për detyrën e saj të re. Deri atëherë e kishin quajtur Agnes Bojaxhiu,por atë ditë me deshirën e saj kishte pranuar emërin Shën Theresa e Lisieux, që ishte një shëjtreshë franceze që kishte bërë një jetë të veçantë, duke, u lutur natë e ditë por kishte ndërruar jetë në moshën 24-vjecare.Ndryshimi i emërit është diçka e zakonshme në jeten fetare katolike. Qysh në Mesjet edhe papët e Romës i ndryshonin emërat e mëpërparshëm.

Kapitulli i 5: “INDIA Në TRANZICION”.
Kalkuta qyteti i dytë më i madh i Indisë kishte një popullësi shumë të dendur. Temperaturat e këtij qyteti janë të larta dhe bënë shumë lagështi. Mijëra njrerëz gjysmë lakuriq shihen të shtrirë natë e ditë nëpër rrugë dhe trotuare. Shkrimtari britanik Rudyard Kipling autor “Libri i Xhunglës” e quante Kalkutën “Qyteti i Natës së Tmerrshme”. Por Kalkuta kishte edhe pamjen tjetër sepse deri vonë ishte quajtur: “Qyteti i Pallateve”. Deri në vitin 1911 Kalkuta kishte qënë qytetiti më i bukur i Indisë me një arkitekturë elegante ku njerëzit bënin një jetë të pasur kulturore. Motra Tereze ishte shumë e përkushtuar punës. Ajo ngritej çdo ditë në ora 5 të mëngjezit. Para se të shkonte në meshë bënte lutje fetare dhe studime tjera. Ajo ishte mësuese shume e talentuar, jepte mësime nga historia dhe gjeografia në shkollën e mesme “Zoja e Bekuar”. Në orët e gjeografisë Nënë Tereza fliste edhe për qytetin e saj të lindjes Shkupin. Shkollat e Loretos ishin shumë të famshme për arsim. Para se të fillonte detyrën e arsimtares Motra Tereze fshinte dhe pastrontonte dyshemenë e shkollës. Ajo mbante korrespondencë me nënën e saj shumë të dashur Dranen e cila e kishte porositur:”Gonxhe mos harro se ke shkuar në Indi për të ndihëmuar të varfërit. ”. Shumë fëmijë të lagjeve për rreth shkonin në shkollën e saj për t’u pastruar, sepse në shtëpitë e tyre nuk kishin banjo. Më vonë Motra Tereze u emërua drejtoresh e shkollës së mesme “Zoja e Bekuar”. Pas udhëtimit të tretë në Darjeeling autoritetet e larta të Misionit të Loretos në pëlqim me autoritetet e larta fetare i dhanë emërin Nëna Tereze. Ajo ishte 26-vjecare kur u pagëzua me këtë emër. Në atë kohë India ishte koloni e Britanisë së Madhe dhe posa kishin filluar lëvizjet për pavarësi.
Kalkuta ishte qëndra e veprimeve ushtarake të Britanisë së Madhe, bile nga ky qytet britanikët drejtonin operacionet ushtarake në Azi. Mahatma Gandi kishte filluar lëvizjet e tij paqësore për pavarësinë e Indisë. Ndërsa vazhdonin përpjekjet për pavarësi, marrëdhëniet ndërfetare midis hinduve dhe muslimanëve keqësoheshin çdo ditë. Tensioni i këtyre brutalitetve u përpahë në verën e vitit 1946. Gushti ishte muaji i tmerreve të mëdha të luftës civile midis pjestarëve të këtyre dy feve. Rrugët e Kalkutës ishin mbushur me mijera të vdekur tregonte Nëna Tereze. Gjatë këtyre viteve të vështira Nënë Tereza u takua me At.Celeste Van Exem, jezuit belg i cili kishte shërbyer si këshillëtar i saj kryesor për çështje shpirtërore. Ky meshtar belg ishte specialist për gjuhën, kulturën dhe traditat arabe, sepse kishte jetuar për një kohë të gjatë në mesin e beduinëve arab. Ai e kishte parë menjëherë qëllimin kryesor të Nënës Tereze. Përkushtimi i Nënës Tereze bëri që edhe ai të ishte shumë i ndjeshëm dhe I kujdesshëm ndaj saj.

Kapitullititulli 6: THIRRJE BRENDA THIRRJES
Nëna Tereze qysh në fëmijëri kishte qënë shumë e ndjeshme për nga shëndeti. Luftërat, mjerimi dhe tmerret nëpër rrugët e Kalkutës kishin qënë kërcënim i madh për shëndetin e saj. Dashamirët e këshillonin që të mos dilte në rrugë sepse mund të prekej nga smundjet ngjitëse. Por Nëna Tereze nuk i kishte pranuar këshillat e tyre, bile në një rast kishte qajtur me lot pse nuk e kishin lejuar t’i ndihmonte ata të mjerë, tregonte prifti belg Van Exem. Disa të tjerë e këshillonin të shkonte përsëri në Darjeeling, ku në udhëtim e sipër Nëna Tereza kishte dëgjuar zërin e Zotit të kishte thënë “kujdesu për të varfërit, dhe jeto me ata”. Këtu autorja Maya Gold shpjegon të gjitha përpjekjet e saj për të themeluar Misionin Bëmirës. Në këtë përpjekje e ndihëmuan shumë edhe autoritetet fetare siç ishte Arqipeshkëvi Perier dhe At.Van Exem. Edhe eprorja e Misionit të Loretos e priti mirë vendimin e saj për themelinin e këtij Misioni. Gjatë kësaj periudhe Selia e Shejtë kishte bërë veprime të rëndësishme për realizimin e qëllimit të Nënës Tereze. Pas letrës që kishte marrë nga Vatikani në vitin 1948, Nënë Tereza ishte larguar nga Kuvendi i Motrave të Loretos dhe ishte vendosur në njërën prej lagjeve më të varfëra të Kalkutës. Një lagje ku kishte rreziqe për jetë.

Kapitulli 7: “JASHTË MUREVE TË KUVENDIT”
Nëna Tereze i kishte thënë një intervistuesi që largimi nga Kuvendi i Loretos kishte qënë vendimi më i vështirë në jetën e saj. Ky ishte një hap i madh, dhe shumë më i vështirë se largimi im nga shtëpia ku kishte lindur e jetuar si vajze re. Deri atëherë të gjithë veprimtarinë time dhe të murgeshave tjera e drejtonte kisha dhe nuk kisha përgjegjësi. Largimi nga Kuvendi i Loretos ishte një hap gjigant drejtë një të panjohure të vështirë tregonte Nëna Tereze. Isha e bindur se Zoti e kishte caktuar këtë rrugë për mua. Duhej një kurajo dhe disiplinë e madhe. Motrat e Loretos ishin shumë të mërzitura për largimin e Nënës Tereze nga Kuvendi i tyre. Njëra prej motrave superiore qante si fëmijë nga dhimbja për largimin saj. Motrat e atij Kuvendi u shqetësuan për largimin e Nënës Tereze. Nuk e kishin paramenduar kurrë largimin e saj. Ato ishin të shqetësuara edhe për sigurimin e Nënës Tereze, sepse ajo po shkonte në një lokalitet tepër të varfër dhe ishte vend i papërshtatshëm për shëndetin e saj aspak të mirë. Në një pllakatë të Kuvendit të Loretos shkruante:”Mos kritiko”, “Mos lavdro”, “Lutu”. Në përgatitje për jetën e re, Nëna Tereze shkoi në në tregun lokal, ku kishte blerë pëlhurë të thjeshtë me një cmim të lirë, për uniformën e saj të re. Kur bëri uniformën zgjodhi dy ngjyra të tjeshta bardhë dhe të kaltërt. Ngjyrën blu e kishte pëlqyer shumë Zoja e Bekuar, dhe pikërisht për këtë e kishte marrë këtë ngjyrë Nëna Tereze. At Van Exem i bëri një ceremoni të veçantë bekimi kësaj uniforme. Në gjoks kishte një kryq të vogël dhe disa kokrra nga rruzaret. Sot e kësaj dite motrat e këtij Misioni Bëmirës e mbajnë këtë uniformë dhe nuk kanë bërë asnjë ndryshim. Nëna Tereze kishte marrë si model uniformën e gruas fshatare të Indisë. Para se të fillonte punën Nëna Tereze kishte shkuar në qytetin Patna për ushtrime mjekësore në Spitalin “Familja e Shëjtë”. Aty punonin motra medicinale nga Evropa dhe Amerika. Në këtë spital Nëna Tereze mësoi shumë nga fusha e mjekësisë. Motrat medicinale tregonin se ajo kishte aftësi të veçanta dhe se ishte shumë e qetë në momente kritike. Profesionistët e spitalit ishin të bindur se Nënë Tereza ishte gati të fillonte punën në Misionin e saj në Kalkutë. Këtë vendim e pranuan edhe autoritetet e larta të këtij qyteti. Pasi u kthye filloi punën në lagjen më të varfër.

Kapitulli 8: Të VARFËRIT E MË TË VARFËRVE
Kalkuta ku ishte përqëndruar Nëna Tereze kishte nevojë të jashtzakonshme për ndihmën e saj. Një vit para se të fillonte misionin e saj, India kishte fituar pavarësinë. Mosmarrëveshjet midis udhëheqësve hindu dhe myslimanë ishin tepër të mëdha, dhe nuk kishte rrugëdalje tjetër përveçë ndarjes së vendit. Si pasojë e mosmarrëveshjeve fetare u krijuan India, Pakistani Ceylon(Sri Lanka). Kjo ndarje krijoi vështirësi të papërshkrueshme dhe valën më të madhe të refugjatëve në historinë e njerëzimit. Kalkuta ishte qëndra e këtyre refugjateve. Lufta civile shkaktoi katastrofë të madhe. Nënë Tereza ishte në qëndër të këtyre tmerreve dhe bënte përpjekje për shpëtimin e jetëve të pafajshme. Në ato ditë Mahatma Gandi kishte filluar grevën e tij të urisë dhe kishte refuzuar ushqimet dhe ujin derisa të mos arrihej paqja nëpër rrugë. Ai kishte pohuar se ishte gati të vdiste për paqë, por nuk ishte gati të vriste njeri për asnjë kauzë. Të varfërit vuanin nga smjundje të pashërueshme. Gërbula dhe tuberkulozi bënin kërdinë. Në ato kushte shërimi ishte i pamundur.Një rrezik tjetër i madh ishte përhapja e këtyre smundjeve. Si pasojë e luftës civile edhe infrastruktura e Kalkutës ishte rrënuar deri në themel. Njerëzit vdisnin aty këtu nëpër rrugët e qytetit. Disa nga ata kërkonin nga Nënë Tereza që së paku t’u siguronte varrin pas vdekjes, gjë që edhe ua plotësonte atë kerkesë. Qytetarët e rendomtë ishin kurioz për punën e saj të mrekullueshme dhe pas pak kohe filluan ta ndihëmojnë sipas mundësive që kishin. Disa nga ata filluan të solidarizohen me misionin e saj. Por ndihma më e madhe i erdhi më 19 mars te vitit 1949 nga vajza e re Subashini Das e cila kishte qënë nxënëse e Nënës Tereze. Nxënsja e saj Subashini Das kishte kërkuar për t’iubashkuar përgjithëmonë Misionit të saj Bëmirës.

Kapitulli 9: TRI SHTËPI
Subashini Das kishte qënë vajza e parë që ishte bashkuar Misionit të saj, por një muaj më vonë në Shtepinë Gomez iu bashkuan Nënës Tereze 10 nxënse të tjera të Loretos. Ato shkonin dhe kërkonin në çdo shtëpi ndihmë për të varfërit. Në prill të vitit 1950 Papa Pio i XII i kishte dhënë Nënës Tereze lejen zyrtare për hapjen e Misionit Bëmirës. Në Shtëpinë Gomez, Arqipeshkëvi Perier dhe At. Exem thanë meshën e përurimit, duke bërë bekimet e rastit për Misionin e saj. Pas dy vjetësh këtij Misioni iu bashkuan 26 motra tjera. Pas pak edhe Arqipeshkëvia e Kalkutës i dha ndihmë financiare për të blerë shtëpinë e re në adresën: 54 A Lower Circular Road, që më vonë u bë e njohur si Shtëpia e Nënës (Motherhouse). Sot e kësaj dite kjo shtëpi është qëndra kryesore e Misionit Bëmirës të Nënës Tereze. Kjo është një shtëpi tri-katëshe në një rrugë me shumë zhurmë. Shtëpia e trete ishte Shishu Bhavan, që u shnderrua në shkollë për fëmijë të varfër dhe të braktisur. Atje shkonin fëmijë nga të gjitha anët e qytetit, bile shume herë ishin të detyruara të vendosin në një shtrat 2 ose 3 fëmijë se bashku. Në këtë shkolle nxënësit mësonin profesionte të ndryshme. Shtëpinë Shishu Bhavan e kishte vizituar kryeministri i Indisë Xh. Nehru ku kishte mbajtur një fjalim duke lavdëruar punën dhe kontributin e Nënës Tereze.

Kapitulli 10: NËNA E BOTËS
Në vitin 1960 Nëna Tereze ishte ftuar për vizitë në Shtetet e Bashkuara. Ajo mori pjesë në një Kuvend të Grave Katolike në Las Vegas të shtetit Nevada. Gjate kësaj vizite takoi shumë personalitete fetare dhe qytetare të Shteteve te Bashkuara. Pas kësaj vizite Nëna Tereze udhëtoi për në Evrope, dhe në Romë u takua për herë të parë me vëllaun e saj Lazër Bojaxhiun. Gjatë kësaj kohe bëri përpjekje për të vizituar Nënën Drane dhe motrën Age në Shqipëri, por shteti shqiptar nuk i dha vizë. Më 1965,Papa Pali i VI i dha Nënës Tereze të drejtën për të themeluar misione bëmirëse edhe në vende tjera jashtë Indisë. Vendimin e Papës për këtë çeshtje Nëna Tereze e quajti një prej ditëve më të lumtura të jetës. Kush e kishte menduar që murgesha shqiptare 26-vjecare Gonxhe Bojaxhiu një ditë do të quhej nëna e botës.

Kapitulli 11: “NJË LAPS NË DORË TË ZOTIT”
Misionin e parë jashtë Indisë Nëna Tereze e kishte themeluar në qytetin Concorote të Venezuelës. Ajo kishte shkuar në Venezuelë me 5 murgesha të tjera, midis tyre ishte edhe Motra Nirmala. Pas Venezuelës Nëna Tereze hapi misionet e saj në të gjitha kontinentet. Pas këshillimeve me At. Exem, Nënë Tereza kërkoi nga Arqipeshkëvi i Kalkutës lejen që edhe meshkujt të hapnin një mission të tillë i cili do të quhej “Misioni Bëmirës i Vëllazërve”. Ky mission nuk lejon që murgeshat të mbikqyrin punën e tyre, dhe kjo ndalohet për shkak të gjinisë. Nënë Tereza kërkoi mbështetjen e vullnetarëve, bile në vitin 1990 në Angli vepronin 30.000 vullnetarë që punonin për të varfërit. Vizita e parë në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë e bëri shumë të njohur Nënën Tereze. E bënë të njohur edhe shkrimet dhe filmi dokumentar i gazetarit të famshëm anglez Malcolm Muggeridge i cili u transmetua disa herë në rrjetin televiziv britanik BBC. Ajo i kishte thënë gazetarit Muggeridge se: “Se është një laps në dorë të Zotit. Filmi dokumentar “Diçka e mrekullueshme për Zotin” e bëri Nënë Terezen shumë të dashur për gjithë njerëzimin, bile kishte thënë se: “është lehtë t’i duash njerëzit kur janë larg, por është vështirë t’i duash kur janë afër”. Nëna Tereze ishte shumë e shetësuar për shëndetin e nënës Drane, e cila i kishte dërguar një letër djalit të saj Lazrit, që deshira më e madhe e saj ishte që ta shihte edhe njëherë Lazrin dhe Gonxhen para se të vdiste. Lazri dhe Nëna Tereze kishin bëë përpjekje të mëdha që Dranja dhe Agëja të shkonin në Itali, por qeveria shqiptare nuk i kishte lejuar. Nëna Tereze kishte bërë të gjitha përpjekjet që ajo vet të shkonte në Shqiperi, por e kishin njoftuar paraprakisht se mbase nuk do ta lejonin të largohej më nga ai vend. Në vitin 1972 mori lajmin për vdekjen e nënës Drane dhe një vit më vonë edhe për vdekjen e motrës Age. Vdekja e nënës dhe e motrës e kishin tronditur shumë, por megjithatë Nëna Tereze vazhdoi punën dhe misionin e saj bëmirës. Ajo kishte qënë kandidate për Çmimin Nobel disa herë përpara se t’i jepej ky Çmim në Tetor të vitti 1979.

Kapitulli 12: E FAMSHMJA NË SANDALE
Në tetor të vitit 1979 pas tri emërimesh Komiteti i Nobelit më në fund kishte rënë dakord që ky Çmim për atë vit t’i jepej Nënës Tereze. Urimet për Çmimin Nobel kishin vërshuar nga të gjitha anët e botës. Qindra gazetarë dhe fotografë kishin shkuar atje për pyetje dhe intervista. Ajo u kishte thënë gazetarëve: ” Unë nuk kam vlerë për këtë Çmim, por e pranoj në emër të varfërve”. Ndarja e këtij Çmimi ka një rëndësi të madhe sepse ara e pranojnë dhe njohin botën e të varfërve”. Pikërisht atë ditë në Shishu Bhavan kishin pranuar një vajzë të vogël të braktisur. Motrat i kishin dhënë asaj vajze emërin Shanti që në gjuhën e vendit do të thotë paqë. E kishin pagëzuar me këtë emër sepse atë ditë Nëna Tereze kishte fituar Çmimin Nobel për Paqë. Dy muaj më vonë Nëna Tereze dhe dy motrat e saj kishin udhëtuar për në Oslo të Norvegjisë për të marrë Çmimin Nobel. Nëna Tereze mori Medalen e Artë të Nobelit dhe çekun prej 160.000 dollarësh dhe kishte kërkuar që 5000 dollarët e shpenzimeve për ceremonitë luksoze të rastit të mos shpënzoheshin, por të ruheshin për të varfërit e Kalkutës. Bëmirësit norvegjezë ato ditë kishin dhuruar 64.000 dollarë për Misionin e saj Bëmirës. Ky Çmim e bëri edhe më të famshme Nënën Tereze. Ajo u nderua nga pothuajse të gjitha personalitetet e njohura të botës. Nëna Tereze vizitoi shumë rajone të trazuara nga luftërat, sidomos ato të Lindjes së Mesme. Vizita e saj në Bejrut në vitin 1982 ishte një mrekulli, sepse ajo po kalonte nëpër rrugët e Bejrutit ku po zhvilloheshin luftime të mëdha. Ajo vraponte për të shpëtuar të smurët e një spitali që po rrënohej nga bombardimet izraelite. Në vitin 1983 në Romë, Nëna Tereze pësoi një goditje të rëndë në zemër, duke iu shtruar një operacioni shumë të vështirë. Pavarësisht kërkesave të mjekëve për të lënë punën për një kohë të caktuar, ajo nuk u ndalua por vazhdoi punën për hapjen e qëndrave të tjera për shërimin e smundjes SIDA dhe u kthye urgjentisht në Indi për të ndiëmhuar të plagosurit nga shpërthimet kimike në Bhopal. Në Dekadën e fundit të jetës, Nënë Tereza kaloi 80% të kohës jashtë Kalkutës.

Kapitulli 13: NËPËR DYSHIME DHE TERR
Në vitin 1988 Nënë Tereza takoi në Londër biznismenin e njohur Robert Maxwell i cili i kishte premtuar ndihmë financiare për të varfërit, bile ajo kishte pranuar disa kërkesa të tij për realizimin e këtij projekti, por biznismeni britanik e kishte keqëpërdorur emërin e saj, duke bërë fitime pa i dhënë asnjë qindarkë për të varfërit. Nëna Tereze pësoi një goditje të dytë në zemër në vitin 1989,në San Diego të Kalifornisë. Pasi doli nga spitali vazhdoi punën pandërprerje. Nëna Tereze bëri kërkesën nga Papa Gjon pali i Dytë për largimin nga detyra, por motrat e saj kundërshtuan largimin e saj. Në vitin 1997, Misioni Bëmirës emëroi Motrën Nirmala në postin e Nënës Tereze. Nëna Tereze në gjithë veprimtarinë e saj u kritikua vetëm nga 3 ose 4 gazetarë e regjisorë. Gazetari ateist britanik Christopfer Hitchens e kishte kritkuar shumë, bile kishte botuar një broshurë kundër saj, por Nëna Tereze nuk e lexoi kurrë atë broshurë. Nëna Tereze për 5 dekada kishte jetuar në një gjendje të errët shpirtërore. Për këtë gjëndje ishin në dijeni vetëm Arqipeshkëvi Perier dhe At. Exem. Në letrat që u kishte dërguar ajo e kishte përshkruar terrin dhe mundimet e saj shpirtërore. Për vuajtjet e saj shpirtërore kujdestari i saj për këto çështje At. Brian Kolodiejchuk kishte botuar nje dekadë më parë një libër shumë të rëndësishëm. Për botimin e këtij libri u diskutua shumë, jo edhe aq shume rreth përmbajtjes, por më shumë pse nuk ishte respektuar deshira e Nënës Tereze që këto letra të zhdukeshin një herë e përgjithëmone. Nëna Tereze kishte thënë: “Bota nuk është e uritur vetëm për ushqim, është e uritur edhe për të bukurën”. Në misionin e saj bëmirës punojnë sot 4800 motra dhe 400 vëllazër.

Kapitulli 14: SHEJTËRESHË BASHKOHORE
Pavarësisht vuajtjeve shpirtëror që kishte pësuar për një kohë aq të gjatë ajo nuk ishte ndalaur asnjë çast,por kishte vepruar me një përkushtim të jashtzakonshëm. Vdekja e klerikëve që ishin kujdesur për veprimtarinë dhe gjëndjen e saj shpirtëror e kishin brengosur shumë. Bile edhe vdekja e papritur e Princeshës Diane kishte qënë për të nje humbje e madhe. Nëna Tereze kishte mbajtur lidhje të ngushta me të, sepse ajo kishte ndihëmuar të varfërit.
Nëna Tereze vdiq më 5 shtator të vitit 1997 , në shtëpinë e saj në Kalkutë. Shërbimet mortore u bënë në Kishën “Shën Toma” të atij qyteti. Vdekja e saj u nderua njësoj si vdekja Gandit dhe Nehrut. Në funeralin e saj kishin marrë pjesë shumë personalitete të njohura të botës.Deri para dy vjetësh kur është botuar ky libër, Vatikani kishte marrë më shumë se 100.000 letra të ndryshme për Nënën Tereze. Para dy vjetësh ishin botuar 67 vëllime nga dosjet për shëjtërimin e saj. Para shumë vjetësh ishte bërë një mrekulli në emër të saj. Ajo mrekulli ishte shërimi i gruas indiane Monika Besra nga tumori në barkë. Ajo ishte shëruar duke iu lutur Nënës Tereze. Këtë mrekulli e vërtetuan mjekët e Monikës. Ky ishte kushti i parë për shejtërimin e saj.

Please follow and like us: