Albspirit

Media/News/Publishing

Pallati lundrues i orgjive dhe kënaqësive i diktatorit

Një imazh satelitor duket se tregon atë që njihet si ‘pallati lundrues i kënaqësive’ në Korenë e Veriut.

Anija luksoze është ankoruar në qytetin-port të Uonsanit.

Anija ka një pishinë gjigande, rrëshqitëse uji dhe kabina të mbushura me vajza.

Detajet e anijes luksoze i ka dhënë për herë të parë kuzhinieri i famshëm italian, Ermanno Furlanis, që dikur u dërgua në Penian për të gatuar për elitën e vendit.

Prej kohësh dezertorët flasin për ‘skuadra të kënaqësisë’.

Bëhet fjala për vajza të reja, kryesisht të virgjëra, që plotësojnë dëshirat seksuale të liderit suprem dhe klikës së tij.