PD: Në Venecia është dërguar një variant i gabuar i Vettingut, kërkesa duhet të ripërsëritet
Partia Demokratike do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese ripërsëritjen e kërkesës ndaj komisionit të Venecias për opinion mbi ligjin e Vettingut, kjo për shkak të pretendimit se përkthimi zytar nuk është korrekt.
Kjo çështje është shtruar sot në mbledhjen e grupit të PD-së, ndërsa mësohet se është vënë në dijeni edhe Gjykata Kushtetuese.
Ekspertët demokratë po përgatisin dhe një shkresë zyrtare për komisionin e Venecias, ndërkohë që kanë mbetur pak ditë nga ardhja e përgjigjes së këshillimit të tyre për ligjin e Vettingut.
Ky i fundit është cilësuar kusht themelor për hapjen e negociatave me BE-në.
Please follow and like us: