Albspirit

Media/News/Publishing

Salman Rushdie: Burkini është një pjesë absurde e garderobës

 

Burkini, një veshje për plazh e cila mbulon gjithçka pos fytyrës dhe duarve, sipas autorit të “Vargjeve Satanike” është diçka e papranueshme.

Poeti Salman Rushdie, derisa po e promovon novelën e tij të fundit “Two years, eight months and twenty eight days”, ka reaguar ndaj veshjes së burkinit.

Burkini, një veshje për plazh e cila mbulon gjithçka pos fytyrës dhe duarve, sipas autorit të “Vargjeve Satanike” është diçka e papranueshme, shkruan LeFigaro.

“Burkini është gardërobë absurde. Unë jam kundër çdo mbulimi të pjesëve të trupit të gruas. Gratë në familjen time gjithmonë e kanë kundërshtuar dominimin mashkullor. Burkini nuk vishet nga shumica e grave myslimane, të cilat bëjnë një jetë ndryshe” ka thënë Rushdie në Francë, autor britanik por i lindur në Indi.

Franca së fundmi është bërë lajm i botës për shkak se policia, në një rast, në këtë shtet i ka kërkuar një gruaje në plazh që ta zhveshë burkinin.

Madje, disa qytete në Francë e kanë aprovuar ligjin kundër veshjes së burkinit në hapësira si plazhi.

Please follow and like us: