Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria, “Parajsa e Drogës”/ Sfidë e NATO-s për presidentin e ardhshëm të SHBA

Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve Donald Trump do të përballet me një listë me probleme që kërkojnë zgjidhje.

Në Washington, shndërrimi i Shqipërisë në “Parajsën e Drogës së Ballkanit” ka kaluar pa u vënë re dhe kjo situatë kërkon vëmendje të menjëhershme nga ana e SHBA-ve. Kjo sepse Shqipëria duke qenë një anëtar i NATO-s, një aleance për të cilën SHBA është e zotuar të mbrojë, mund të sjellë rrezikimin e trupave amerikane në kohë krizash. NATO është aq e fortë aq sa hallka më e dobët.

Në janar të këtij viti Daily Mail nxori një artikull ku shkruante se një arsenal i tërë armësh dhe  municionesh luftarake ishte në zotërim të banditëve të Lazaratit të cilët mbronin perandorinë e drogës që kishin krijuar në këtë fshat ku ligji nuk depërtonte dot.

Shqipëria është shndërruar në një Meksikë apo Kolumbi të Ballkanit.

Këto dhe raporte të tjera tregojnë që Shqipëria nuk është vetëm një prodhues i lëndëve narkotike, por është gjithashtu një pikë tranziti për drogërat që vijnë nga Azia e më pas shpërndahen nëpër të gjithë Europën, këto raporte vijnë sipas Qendrës Europiane Për Monitorimin e Drograve dhe Varësinë nga Drroga.

Shtypi vendas i Shqipërisë ka supozuar se trafiku i drogës lidhet me figura të larta të qeverisë. (OSBE) Organizata për sigurinë dhe bashkëpunimin në Europë ka konfirmuar autenticitetin e një raporti të brendshëm (2015) që përfshinte ekzistencën e korrupsionit të një pjese të parlamentit duke përfshirë gjithashtu dhe Kryeministrin Edi Rama, një njeri që meqë ra fjala, ishte i ftuar në dasmën e George Soros.

Për ti ndërlikuar gjërat, ISIS duket se po shfaqet si një rrezik i mundshëm në Shqipëri, një vend ku dominon një shumicë muslimane. Sipas raportimeve nga agjenci të ndryshme britanike lajmesh, simpatizantë të ISIS kanë marrë në kontroll ferma kanabisi në Shqipëri dhe janë përgjegjës të një pjese të madhe të drogës që hyn ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Washington Post thekson se pavarësisht një tradite shekullore të tolerancës fetare nga shumica e shqiptareve, ISIS po gjen një numër simpatizantësh të vogël por të devotshëm. Kjo si pasojë e varfërisë korrupsionit të lartë dhe të papunësisë që shkon deri në 40% tek të rinjtë.

Është ky nivel korrupsioni që mund ti bëjë qeveritarët të mbyllin njërin sy kundrejt trafikut të drogës. Kjo mund të çojë në rënien e rendit dhe sigurisë në vend.

Duke qenë se prioriteti i SHBA është ti luftojë këto kërcënime dhe gjithashtu ta forcoi NATO-n, presidenti i ardhshëm do ta ketë prioritet zgjidhjen e problemit të drogës në Ballkan dhe në Shqipëri në veçanti./Përshtatur nga Citynews

Please follow and like us: