Albspirit

Media/News/Publishing

Shtëpia e At Gjergj Fishtës në mëshirë të fatit

Shtëpia e At Gjergj Fishtës në mëshirë të fatit

Shtëpia ku jetoi për disa vjet At Gjergj Fishta, e shpallur që në vitin 2008 monument kulture, rrezikon të shembet. Edhe pse kanë ekzistuar tre projekte për ta restauruar këtë të fundit, asnjë prej tyre nuk është zbatuar.

Një projekt ka qenë i miratuar nga Ministria e Kulturës, ndërsa dy të tjerët janë ofruar nga shqiptarë të Kosovës .

Historiani Paulin Zefi, ish-përgjegjës i Monumenteve të Kulturës në Lezhë sqaron për “Fiks Fare” se ka qenë neglizhenca e Ministrisë, e cila sipas tij ka bërë që këta dhurues të tërhiqen. Lidhur me këtë çështje zëvëndësministri i Kulturës Zef Çuni është shprehur për “Fiks Fare” se projekti i restaurimit i miratuar vite më parë nga Ministria nuk ka gjetur zbatim pasi pronarët e shtëpisë e kanë kundërshtuar, duke pretenduar që t’u jepen tre shtëpi të reja.

Mbetur në këtë situatë Ministria e Kulturës sipas Çunit do t’i japë zgjidhje këtij problemi duke miratuar një tjetër projekt, i cili do të rindërtojë nga fillimi shtëpinë ku u lind dhe u rrit At Gjergj Fishta , një godinë e cila ka qenë dikur shumë pranë kësaj shtëpie ekzistuese

Please follow and like us: