Unë, dëshmitare e Shenjtërimit të Nënë Terezës
Nga Mimoza Dajçi
Vatikan, Itali 2016. Rastësia më takoi me shumë bashkatdhetarë e të huaj, besimtarë e mirënjohës të Shenjtores shqiptare Gonxhe Bojaxhi – Mother Teresa. Mes tyre u takova me studiuesin dhe shkrimtarin e njohur Genc Leka dhe bashkëshorten e tij Znj. Lena Leka. Z. Leka është autor i një libri për Nënë Terezën. Vizitova Misionin Shqiptar në Vatikan, qe drejtohet nga ish i burgosuri politik, shkrimtari Visar Zhiti. U takova me Presidentin e Shqipërisë Z. Bujar Nishani, ish Kryeministrin e Shqipërisë Z. Sali Berisha me Znj. Liri Berisha, humanisten dhe poeten e njohur Znj. Rita Saliu. Gazetarin dhe publicistin e palodhur shqiptar Z. Beqir Sina, gazetarin dhe producentin e TV – Kultuara Shqiptare në New York Adem Belliu, producentin e televizionit të Miçiganit Gani Vila, Klerikun e Katedrales “Nënë Tereza” në Kosovë Dom Lush Gjergjin – një prej organizatorëve kryesore të Ceremonisë së Shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, Don Ndue Gjergji nga Miçigani, Don Kastrioti nga Kosova. Artistët që morën pjesë në koncertin Human për Shenjtërimin e Nënë Terezës – violonistin virtuoz Shkëlzen Doli, këngëtaren Inva Mula, etj.
Vatikani ky vend i Shenjtë dhe Roma në tërësi kanë shumë Kisha e Ikona Shenjtorësh, ku çdo turist apo besimtar ka mundësi të njohë nga afër vendet ku ka kaluar dhe ecur vetë Jezu Krishti, siç janë “Shkallët e Shenjta”, të cilat Jezu Krishti i ka përshkruar me gjunjë, apo “Kisha e Kryqit të Shenjtë” ku ndodhen pjesë nga Kryqi dhe varri i Tij, sjellë në Romë nga Shën Helena.
Më datën 3 shtator në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran adhuruesit e Nënë Terezës patën rast të vizitonin eshtrat e Nënë Terezës, si dhe në datat 6-8 shtator në Kuvendin e Shën Gregorit në Romë.
Shenjtërimi i Nënë Terezës nga Papa Françesku në Vatikan do të mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij shekulli, ku çdo shqiptar i madh e i vogël ndihet krenar për Nënë Terezën, bijën e shqipes, motrën dhe Shenjtoren Shqiptare që ju bashkëngjit tashmë Shenjtorëve nga e mbarë bota.
Humanistja dhe fituesja e Çmimit “Nënë Tereza” Znj. Rita Saliu, dekoruar nga ish Presidenti i Shqipërisë Z. Bamir Topi, përshëndet lexuesin shqiptar me këtë rast me një poezi të saj titulluar: “Nënë Tereza”, të cilën po e ribotojmë më poshtë.
Nënë Tereza
Ngrohtësia e syve tu më thërret
dhe të shoh në ëndërr
me këngën e bekimit tënd
qeshet qielli me dashurin hyjnore
Bekimi i gjithë njerëzimit
Paqja e ngujuar thellë
bëre jetën plot dashuri
diell, qiell, tokë, hënë,
Shërove vetminë e çdo zemre
është kohë e celebrimit
Dashuria që sjell engjëjt
mbi hapësirën qiellore
të tokës arbërore
i jep frymë e shpresë
Të gjitha janë perëndi
që munde të bëjnë
ne jemi gra
ngjallim besimin
për rolin e misionit
frytin puhizën idealin
Kam nevojë për energjinë
e individualitetin
energji e brumuar
për nuanca vërtetësie.
Shefi i Misionit Shqiptar në Vatikan-Itali, Visar Zhiti ndër të tjerave në prononcimin e tij tha: “Sot është një ditë e madhe për të gjithë, është një ngjarje me jehonë botërore. Në shek 21-të mbahet Shenjtërimi i një gruaje që bëri profesion dashurinë dhe vuri jetën në shërbimin e më të varfërve. Është një festë shpirtërore që gëzon çdo njeri, ku ndoshta më shumë të drejtë të gëzojmë kemi ne shqiptarët, pasi Nënë Tereza është bijë e popullit tonë. Shenjtërimi saj është me të vërtetë festë, është një porosi e fortë që vjen nga qielli, ku jeta njerëzore në tokë ka nevojë për më shumë dashuri, më shumë dritë, më shumë punë në shërbim të së mirës dhe Nënë Tereza është emblema e kësaj porosie. Ajo është investitorja më e madhe e buzëqeshjeve, për të cilat ka aq shumë nevojë njeriu. Nëse do të shfletojmë shpejt e shpejt biografinë saj do të shikojmë se i takon një populli ku lindi ishte me shumicë myslimane, lindi në një qytet që do të ishte ortodoks dhe shkoi të punojë si misionare e krishtere në një vend me besim hindu. Të gjitha këto vende e duan, të gjitha këto vende ajo i bashkoi. Nënë Tereza bashkon sot qiellin me tokën, ajo bashkon sot kohëra, vende, i bashkon me atë që Zoti i ka dhëne si të përbashkët gjithë njerëzimit dashurinë. Kjo është finalja dhe kurora që jep Nënë Tereza, të duam më shumë jetën, tek tjetri të shohim veten të shohim Zotin të shohim Krishtin”.
Gjatë kthimit tim për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tashmë jetoj prej shumë vitesh, u ndodha në të njëjtin avion me familjen Haxhari, të cilët jetojnë në New York, e janë të afërm të superiores – misioneres bamirëse (Motrat e Nënë Terezës) në Maqedoni – Motrës Marjetë, shqiptares që foli në gjuhën shqipe në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan – Itali, me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës më datën 4 Shtator 2016.
Ndërsa Kryetarja e Shoqatës së gruas “Marigona” në New Jersi nëpërmjet disa vargjeve të Nënë Terezës përcolli tek ne mesazhin e paqes për Shenjtërimin e Nënë Terezës, gjithashtu ajo së bashku me nënkryetaren e Shoqatës “Marigona” Znj. Gonxhe Meta na kanë dërguar një foto pranë bustit të Nënë Terezës vendosur nga Assamblyman Mark Gjonaj ne New York.
Poezi nga Nënë Tereza
Gjej kohë të lexoj
Gjej kohë të jesh mik
Gjej kohë të punosh
Është burim mençurie
Është rruga e lumturisë
Është çmimi i suksesit