Website i ISIS sulmohet nga hakerat, zëvendësohet me një reklamë për viagra
Një websajt që propagandonte ISIS është sulmuar nga hakerat, të cilët e kanë zëvendësuar me një reklamë për viagra që u thotë ekstremistëve të qetësohen.
Sajti i grupit terrorist u bënte thirrje ekstremistëve që të bashkoheshin, por më pak se një javë më vonë sajti është hakeruar dhe vizitorët në faqen priten me një mesazh të ilaçit çudibërës.
Grupi i hakerave i njohur si Anonymos kanë premtuar se do të hakmerren ndaj ISIS pas sulmeve në Francë ku u vranë 130 vetë.
Please follow and like us: