Albspirit

Media/News/Publishing

Fundi i AIDS-it

Fundi i AIDS-it

Nga: Jeffrey D. Sachs

Bota mund t’i japë fund AIDS-it nëse vendos të angazhohet seriozisht dhe të investojë një shifër të përballueshme parash për të shpëtuar miliona jetë njerëzish dhe për të nxjerrë një brez të tërë nga epidemia e shekullit të shkuar.

Gjithëpërhapja e AIDS-it mori rreth 36 milionë jetë njerëzish nga viti 1981 deri më 2016 dhe një shifër e ngjashme aktualisht jeton nëpër botë me virusin HIV. 1.2 milion njerëz vdiqën nga AIDS-i vitin e shkuar dhe 1.8 milion të tjerë u infektuan. Këto statistika janë të frikshme, por lajmi i mirë është se synimi për një “Brez pa-AIDS” është realist dhe i arritshëm. Hapat e nevojshëm politikë duhet të bien dakord në ditët e para të administratës së presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Arsyeja kyçe që mund t’i japë fund epidemisë është një zbulim shkencor i vitit 2011 që tregoi se individët pozitivë ndaj HIV-it, të cilët merrnin trajtim antiretroviral (ARV) pësonin një pakësim të pranisë së virusit në qelizat e gjakut, i cili ishte aq dramatik saqë ata nuk mund ta transmetonin më virusin përmes seksit apo gjilpërave.

Ky zbulim konfirmoi konceptim e “trajtimit si parandalim”. Nëse një proporcion mjaftueshëm i lartë i individëve pozitivë ndaj HIV-it marrin trajtim ARV, është e mundur jo vetëm që jetët e tyre të shpëtohen, por gjithashtu të prishet transmetimi i virusit vetë, duke i dhënë kështu fund epidemisë.

Duke zhvilluar këtë ide, specialistët e AIDS-it krijuan dy ide kryesore: “90-90-90” dhe “kaskadën e kujdesit AIDS”. Programi “90-90-90” synon të sigurohet se në vitin 2020, 90% e të gjithë individëve të prekur nga HIV-i të dinë se janë të infektuar (90 e parë); 90% e të gjithë atyre që e dinë se janë infektuar të marrin trajtim ARV (90 e dytë); dhe 90% e të gjithë atyre që marrin trajtim ARV të luftojnë me sukses HIV në gjak. Ideja e kaskadës është që nëse secila prej 90-tave arrihet, proporcioni i të gjithë individëve të prekur nga HIV-i që kanë shtypur virusin do të jetë 90% x 90% x 90% që është e barabartë me 72%.

Nëse 72% e atyre që janë infektuar sot nuk mund të infektojmë më të tjerë, epidemia HIV/AIDS do të pakësohet. Në fakt, nëse 90-90-90 në vitin 2020 bëhet 95-95-95 në vitin 2030, proporcioni i individëve HIV-pozitivë që nuk mund të infektojnë të tjerët do të shkojë në 86%. Epidemia do të arrinte një pikë stopi, ashtu siç ndodh me fruthin te fëmijët në zonat metropolitane kur 80% e fëmijëve vaksinohen, edhe nëse 20% tjetër i fëmijëve mbetet i pavaksinuar. Disa raste mund të mbeten, por katastrofa AIDS do të merrte fundin.

Synimi i 90-90-90 deri në vitin 2020 dhe 95-95-95 deri në 2030 është realist, nëse vendet kërkojnë sukses. Suedia së fundmi lajmëroi se kishte arritur synimet 90-90-90. Shumë vende të tjera me të ardhura të larta janë afër. Me ndihmë ndërkombëtare dhe përpjekje kombëtare, 90-90-90 mund të arrihet jo vetëm në vendet e pasura, por edhe në ato në zhvillim.

Për shumicën e botës, sfida më e madhe mbetet të sigurohet se në 2020 të paktën 90% e individëve pozitivë ndaj HIV-it të testohen dhe të mësojnë nëse janë infektuar – e para nga tre 90-at. Për ta arritur këtë synim, njerëzit që kanë simptomat apo që kanë rrezik të lartë duhet të lidhen me sistemin shëndetësor për testim.

Sapo individët e infektuar me HIV të rezultojnë pozitivë, arritja e 90% të dytë (trajtimi AVR) varet kryesisht nga financimi dhe stafi; me një buxhet të mjaftueshëm shëndetësor, ilaçet mund të bëhen të disponueshëm për të gjithë individët.

Arritja e 90% të tretë (shtypja e virusit) varet kryesisht nga individët që do të trajtohen me AVR marrin mjekimet sipas programit. Kjo mund të kërkojë mbështetje sociale për të inkurajuar pacientët të vazhdojnë mjekimin edhe kur ndihen të shëndetshëm dhe të ndihmojë sigurimin në kohë të furnizimit të përballueshëm me ilaçe.

Synimet 90-90-90 mund të arrijnë edhe te të varfrit dhe popullatat që janë të vështira për t’u deportuar, falë një zgjidhjeje të re dhe të fuqishme për shëndetin publik: punonjësit e shëndetit të komunitetit (CHWs) mbështetur nga smartfonët. CHWs janë banorë të komunitetit vendas që kanë të paktën arsim të mesëm, që janë të trajnuar për disa muaj në menaxhimin e sfidave të shëndetit specifik, si identifikimi i individëve mundësisht të infektuar me HIV, duke i sjellë ata në klinikë për testim dhe duke i ndihmuar t’i përmbahen protokolleve mjekësore. Aplikacione të reja të smartfonit i ndihmojnë ata të bëjnë punën e tyre.

Në Afrikën rurale, ku doktorët zakonisht janë të paktë dhe AIDS-i mbizotëron shpesh, potenciali i shpëtimit të jetës nga CHWs është demonstruar dhe dokumentuar shumë mirë. Për më tepër, të qenët një CHWs ofron një mënyrë të mirë për të rinjtë të fillojnë karrierën. Pavarësisht se kompensimi fillestar është shumë modest (mbase 100 dollarë në muaj), eksperienca dhe trajnimi mund t’i vërë punëtorët e rinj në rrugën e duhur për arsim të mëtejshëm (si infermieria), ngritja e aftësive dhe të ardhurat më të larta.

Megjithatë, pavarësisht potencialit për t’i dhënë fund epidemisë së AIDS-it, bota aktualisht ka ngecur në vend. Për fat të keq, qeveritë tona ofertojnë jo në bazë të synimeve të guximshme dhe mjeteve për t’i arritur ato, por mbi “biznesin e zakonshëm”. 60 vjet më parë, biznesi i zakonshëm nënkuptonte thuajse aspak trajtim për të varfrit me AIDS, sepse financimi nuk ishte i disponueshëm. Në atë kohë, unë rekomandova një “Fond Global” për të financuar trajnimin e AIDS-it, një ide që u miratua dhe më pas ndihmoi në fillimin e një periudhe të kontrollit të AIDS-it në Afrikë.

Administrata e presidentit amerikan George W. Bush bëri një zotim të madh financiar për AIDS-in dhe “Fondin Global” dhe programet e SHBA-së së bashku ndihmuan miliona njerëz të kenë qasje në trajtim. Megjithatë, pas shpërthimit të krizës financiare të 2008-s, presidenti Barack Obama u tërhoq nga financimi i SHBA-së dhe përpjekja globale për AIDS-in u përgjysmua. Sa për 2016-n, rreth gjysma e të gjithë individëve HIV pozitivë janë në mjekim ARV, shumë larg synimit 90%.

Administrata e ardhshme e Trumpit duhet të përfitojë nga mundësia historike për të ndihmuar në dhënien fund të AIDS-it përmes një angazhimi financiar modest nga qeveritë dhe financues të tjerë. 10 miliardë dollarë të tjerë për vit nga të gjitha burimet do të mjaftonin për të arritur synimin, me 3-4 miliardë dollarë në vit nga SHBA-ja.

Skeptikët do të thonë se Trumpi nuk është i përshtatshëm për një përpjekje të tillë; por ndershmërisht, kush mund ta mendonte se 15 vjet më parë Bush do të ishte personi kyç që financoi fuqishëm luftën kundër AIDS-it? Historia është plot befasi pozitive dhe negative; fundi i AIDS-it mund të jetë një arritje historike për brezin tonë, nëse ne bëjmë diçka. (Project Syndicate)

Please follow and like us: